Dy goditjet e fund sezonit nga Liverpuli dhe Valencia për Barcelonën, bën që katalanasit të zgjohen dhe të shohin se çfarë do të bëjnë sezonin që vijon.

Sipas “The Mirror”, Barcelona do të nis një herë nga skarcimet dhe më pas do të blejë lojtarë të rinj. Pra, klubi po përgatit një revolucion në përbërjen e ekipit Vermalen, Murijo, Boateng, Silesen, Semedo, Umtiti, Andre Gomez, Denis Suarez, Malkolm dhe Kutinjo, janë 10 lojtarët që Barcelona ka nxjerrë në shitje.

Gjithashtu në ndjekje është dhe Ivan Rakitiç. Nëse në dyert e klubit do të vinte një ofertë e mirë, katalanasit do ta linin të largohej kroatin. Pas këtyre skarcimeve, klubi do të hidhet në sulm për të gjetur emra cilësorë për çdo repart.