1000 gara në Formula 1, Ferrari prezanton modelin SF

12/02/2020 - 22:50

Ferrari ka prezantuar modelin e ri të makinës së saj SF1000, me të cilën do të marrë pjesë në garat e Formula 1 për vitin 2020. Një ngjarje spektakolare në teatrin “Romola Valli” në Reggio Emilia, ku të pranishëm ishin edhe drejtuesit e “Kokëkuqes”.

Motor dhe pamje e rinovuar për një sezon që premton surpriza në pistë. Emri i makinës përkon me faktin që Ferrari do të fillojë garën numër 1000 në xhiron e parë të kampionatit të këtij viti.

“Sapo e shohim këtë vepër mendojmë se do të jetë një kampionat i fortë dhe ne kemi hedhur kandidaturën për titull qoftë për konstruktorë apo pilot”, është shprehur Luis Camilleri, që mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me  merkaton e verës që po afron, skuadrat evropiane po bëjnë gati planet për lëvizjet e tyre.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dhe kapiteni i Paderbornit, Klaus Gjasula, ka një pikë të dobët: kartonët e verdhë!

Panathianaikos nuk u ndahet futbollistëve shqiptarë.

Ndalimi i grumbullimeve në kohën e koronavirusit është diçka e ndaluar nga autoritetet shëndetësore në mbarë botën.

Milani po shton presionin për Denzel Dumfries dhe sipas mediave italiane është ekipi favorit për të firmosur me holandezin.

Nik Kirgios, është padyshim një nga tenistët më funny në historinë e këtij sporti tepër popullor.

Një ngjarje e turpshme ka tronditur botën e futbollit në Angli.

Tashmë temperatura në qytetin bregdetar sa vjen e rritet, por Teuta i është rikthyer fushës.