15 vjeçarët e Shpend Markut kampionë

23/07/2012 - 00:00

Ekipi kampion i Teutës për U-15. Në këmbë nga e majta: Shpend Marku (Trajner i ekipit), Eduart Salillari (Sekretar i KF Teuta), Robert Hasa, Mario Vrioni, Armando Bashhysa, Ismail Hushi, Hamit ILiazi, Klajdi Shala, Gëzim Pitanina, Amarildo Jaupi, Elton Vata, Bashkim Koka (Specialist futbolli), Edmond Zalla (Drejtor i sporteve në Bashkinë e Durrësit), Dritan Babamusta (Përgjegjës i Zyrës Rajonale të FSHF-së për Durrësin). Ulur nga e majta: Franc Trimi, Ganuel Lika, Lorenzo Vila, Nazmi Gripshi, Emialiano Mjes
<p>Ekipi kampion i Teutës për U-15. Në këmbë nga e majta: Shpend Marku (Trajner i ekipit), Eduart Salillari (Sekretar i KF Teuta), Robert Hasa, Mario Vrioni, Armando Bashhysa, Ismail Hushi, Hamit ILiazi, Klajdi Shala, Gëzim Pitanina, Amarildo Jaupi, Elton Vata, Bashkim Koka (Specialist futbolli), Edmond Zalla (Drejtor i sporteve në Bashkinë e Durrësit), Dritan Babamusta (Përgjegjës i Zyrës Rajonale të FSHF-së për Durrësin). Ulur nga e majta: Franc Trimi, Ganuel Lika, Lorenzo Vila, Nazmi Gripshi, Emialiano Mjeshtri, Kevin Yzeiri, Stanko Zorba, Klevis Përkeqi, Tomas Kuçi.</p>

Punë e jashtëzakonshme me talentet e reja në Durrës

Në se do të flitej para disa vitesh, zor se do të më binte rasti të evidentoj në këto përmasa, një punë të jashtëzakonshme që ka nisur të bëhet me moshat në Durrës. Sepse masiviteti nuk është ngritur në përmasa të tilla, sa tani pas viteve 2000. Ngritja e zonës nr.3 ku është inkuadruar Durrësi dhe të gjitha rrethinat pranë tij, ku përfshihet edhe Kavaja, Sukthi, Maminasi, Kruja dhe Fushë Kruja, pa lënë mënjanë traditën e Shijakut këtu. Energjiku Dritan Babamusta, që të duket se është kthyer në një “baba” për djelmoshat e njomë të 63 ekipeve në zonës së Durrësit, është tejet optimist dhe entuziast për të gjithë këtë punë të kryer. 63 ekipe, që po ta shumëzosh e pakta me 25 bëhen afërsisht 1600 futbollistë. E pra ky revolucion sapo ka zënë fill, për të merituar një përhapje akoma edhe më të gjerë. Dhe problemi fokusohet në këtë sfond zhvillimi, tek niveli dhe cilësia. Kështu punon prej kohësh bota moderne e futbollit botëror e në këtë Shqipëri e mandej në Durrës nuk bëjmë gjë tjetër veçse e marrim këtë praktikë dhe e vendosim në sfondin e zhvillimit në kushtet tona. Çdo grup moshe është në kampionatin e tij të rregullt, sipas organizimit vajtje–ardhje, me sistem pikëzimi si kategoritë superiore dhe me gjykime gjithnjë e më profesionale. Por në këtë numër të Dyrrahut, do të ndalemi tek ekipi U-15 që drejtohet nga Shpend Marku. Është ekipi kampion i të gjithë zonës dhe fjalët e mira janë gjëja më e pakët që mund t’i rezervohet në këtë rast.

Arritja

Në shifra janë të paarritshëm. Në 14 ekipet pjesëmarrëse, djemtë e Shpend Markut janë befasues. Shpendi, figuracioni të çon tek ecuria mjaft e dukshme, që tamam si një shpend fluturoi nga java në javë me suksesin e fitoreve paçka se rivalët quheshin Superiori, Sukthi, Besa, Luzi, Kastrioti, Iliria, Djemtë e Detit, Maminasi, Kosali, Krasniqi, Drenica apo Adriatiku. E njëjta mënyrë loje në sulm, mbrojtja zonale dhe aktive, një portë hermetike dhe një mesfushë që si fizarmonikë hapej e mbyllej në vartësi të kushteve të lojës. 11-të vogëlushë, me ëndrra në sirtarë, fort të edukuar si njerëz, por edhe të fortë në fushën e lojës luajnë aq bukur, me aq shpirt por edhe mendim, me aq forcë por edhe teknikë, sa mezi pret të dielën e ardhshme kur je kënaqur me një të dielë që është lënë pas. “Mohikanët” e Shpend Markut në 26 takimet e zhvilluara, koleksionuan 22 fitore, 2 barazime dhe qëlloi që ishin në ditë të “keqe” në dy 90-të minutësha. Shifra e shënimit të golave kalon imagjinatën dhe të përkëdhel me bindjen, se këta djem që quhen të Shpend Markut janë alienët e golave. Në inventarin e 2340 minutave, këmbët e arta të Teutës së 15-të vjeçarëve e kanë kaluar topin në rrjetat e rivalëve plot 130 herë. Mesatarja për çdo ndeshje duket se tenton të hapë faqet e Guinness-it, kur me një pjesëtim të thjeshtë është rrumbullakosur shifra e 5 golave. Mbrojtjet kundërshtare kanë falimentuar përballë virtuozitetit dhe improvizimeve të futbollistëve kampionë të Shpend Markut. Po sa kanë pësuar? Vetëm 20 gola, që kuptuar ndryshe do të thotë 0.7 gola për ndeshje. Portë e fortë, mbrojtje e organizuar, mesfushë fantaziste dhe sulm virtuoz e përshkues të rrjetave.

Shpend Marku

Shpendi që kostumi sportiv, kapelja mbi krye dhe këpucët atletike Adidas i janë ngjitur pas trupit për tërë vitin, ia ka falur jetën të vegjëlve të futbollit duke konkuruar edhe me vetveten në rastet kur rivalët nuk mundeshin t’u shkaktonin gërvishtjen e humbjes. Shumë pasionant, por i zhytur plotësisht në të fshehtat e topkëmbës, duke studiuar mbi atë çka mund t’u ngjizë futbollistëve të tij. Bisedon dhe respekton kolegët duke shkëmbyer mendime mbi ecurinë e futbollit të moshave. Shpendi po shfaqet edhe si seleksionues i zoti, duke kërkuar e qëmtuar në fëmijët e familjeve durrsake se cili është i veshur me talent dhe cili e kthen topin në armë konkuruese. Kur bisedojmë me Shpendin, mendja më shkon tek gjyshi i tij, i famshmi Vasil Marku. Kush e ka njohur këtë burrë hokatar dhe shumë durrsak, nuk mund të mos përfshihet nga emocionet e skajshme dhe nostalgjia e pafund e viteve. Kur Shpend Marku luante me Teutën në vitet 1980 – 1991, Vasili dhe më pas i jati Dhimitri e ndiqnin djaloshin hap pas hapi jo vetëm për ta përkrahur dhe mbështetur, por edhe për t’u kënaqur nga talenti i tij. Vasil Marku është nga tifozët më të thekur të Durrësit dhe nga këto fjalë për të nipin, po të ishte gjallë do të gëzohej e kënaqej pa masë. Shpend Marku do të kujtohet si futbollist në rolin e sulmuesit të krahut të majtë, ku i lehtë si pupël kapërcente lehtësisht mbi mbrojtësit dhe me atë sallaken e hidhur krosonte topa goli në zonën e portës. Posa la futbollin në rolin e lojtarit, veshi kostumin e trajnerit dhe u përkushtua në dy fronte: së pari për t’ia ngjitur topin në këmbë dy djemve të tij Anxhelos dhe Kristit dhe së dyti të bënte ekipe cilësore moshash për futbollin e Durrësit, qytetit të shtrenjtë dhe të dashur të lindjes. Në Durrës është krijuar opinioni dhe të thonë, ku vë dorë Shpendi fitoret janë të garantuara. Kampion me 12 vjeçarët, për të vendosur hegjemoninë edhe me 15-të vjeçarët. Thuajse kampionatet dhe shumicën e trofeve që organizohen në Durrës, pronësohen nga ekipet e Shpend Markut. Djali i madh Anxhelo provoi të luajë me ekipet e Ankonës dhe të Napolit dhe atë që s’mundi ta bëjë plotësisht ai, duket se është dubluar në mënyrë të mrekullueshme nga i vëllai Kristi. “Bëmë baba të të ngjaj”! Kjo urtësi e popullit, i shkon mjaft mirë për shtat Kristi Markut. Një mbrojtës elegant, shtatlartë, shprehje jo vetëm e talentit të tij, por edhe e punës së të jatit Shpendit. Është titullar me ekipin përfaqësues të 19-të vjeçarëve dhe tani është thërritur nën “armë” nga ekipi i parë i Teutës. Por Shpendi i gëzohet veçanërisht edhe ekipit që krijoi me shumë mund dhe pasion. “Janë djem të shkëlqyer,- thotë Shpendi. Por si shkëlqejnë në jetë, janë edhe në futboll. Punoj shumë me ta. I mbaj afër së bashku me kolegun e nderuar Odise Soko dhe më kanë shpërblyer mundin dhe djersën e derdhur për ta. Ky brez është shumë i mbarë dhe mjaft nga këta djem, do të jenë e ardhme e sigurtë edhe për futbollin durrsak në nivele superiore përfaqësimi”.

Kampionët

Shkruajtëm rradhë për Shpendin, por pa harruar ata që morën titullin kampion të zonës së Durrësit. Dallon mbi të tjerët Lorenco Vila, djalë xhaxhai me futbollistin e njohur të kombëtares shqiptare Emiliano Vilën. Virtuoz, i befasishëm në gjuajtje, golashënues race. Në 26 ndeshje Lorenco Vila shënoi 33 gola, tregues i jashtëzakonshëm për një futbollist 15-të vjeçar. Shpendi e ka të vështirë të dallojë më të mirët, pasi në rolin e trajnerit duket se luan mjaft mirë edhe atë të prindit. Por futbollistët e formacionit sigurisht janë më të favorizuarit për të shtrirë në disa rradhë në këtë shkrim. Portjeri Elton Vata, mbrojtësit Hamit Iliazi, Ganuel Lika, Kevin Yzeiri, Armando Bashhysa, mesfushorët Klajdi Shala, Klevis Përkeqi, Nazmi Gripshi që është edhe kapiten i skuadrës, Emiljano Mjeshtri, për të vazhduar me Lorenco Vilën, Franc Trimin, Stanko Zorbën, Mario Vrionin, Ismail Hushin, Gëzim Pitanina, Amarildo Jaupi, Stanko Zorba dhe Tomas Kuçi. E kam ndjekur me vëmendje këtë Lorenco Vilën, që kur vjen në Durrës ekipi përfaqësues i të rriturve, ai ndjek me vëmendje stërvitjen e tyre. Ka bërë foto me Lorik Canën dhe me të gjithë futbollistët, duke u frymëzuar që tani nga forca e aftësive dhe talentit të tyre. Në Durrës japin siguri për talentin e Lorenco Vilës, që mos t’i duket askujt e tepërt që mund të jetë edhe sulmuesi i ardhshëm i kombëtares shqiptare. Futbollistë të këtij niveli ka seleksionuar dhe ofruar në ekipin e tij Shpend Marku.

Ardhmëria  

E tërë kjo punë e lodhshme, e ngarkuar por shpërblyese, ruan optimizëm për vijimësinë. Shpend Marku të shpjegon se nuk punohet thjesht për një rezultat dhe një fitore. Për një kupë apo për titull kampion. Për këtë moshë, është në argumentin e tij Marku, ajo që vlen është ardhmëria, të shprehurit në lojë me gjuhën jo vetëm të talentit, por edhe të mundit dhe të punës. Teuta për U-15 kampione. Shpendi Marku dhe musketjerët e tij të gatshëm për sfida të tjera. Fusha e lojës dhe e stërvitjes për këtë ekip, është kthyer në fushën e ëndrrave për ardhmërinë. “Dyrrah” e mbështet këtë punë të mbarë dhe beson gjithnjë se në fokusin e tij dhe më tej do të mbeten kampionët e tanishëm të Shpend Markut. E meritojnë!

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nuk ka paqe për mesfushorin kilen, Arturo Vidal, i cili la Bayernin e Mynihut në verë, për t’iu bashkuar Barcelonës për shumën e 28 milio

Canelo Alvarez ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me vlerë 365 milionë dollarë.

“Shtëpi, e ëmbla shtëpi”. Këtë fjalë duhet ta thonë shpesh tek Teuta.

Autoritet besojnë se Steve Penny, ish-presidenti i Federatës Amerikane të Gjimnastikës disponon dokumente lidhur me çështjen e Larry Nass

Njëzet e dy vjeç dhe kampion bote me Francën. Është ëndrra e çdokujt që nis të luajë futboll.

Pas tetë javësh kampionat, durrsakët në prag të takimit tepër të rëndësishëm me Laçin do të vuajnë nga mungesa e disa titullarëve.

TEUTA – AKADEMIK BULTEKS 99′      89-86

(18-22, 19-16, 21-15, 17-22/14-11)

Transferimi i Neymarit te Barcelona në verë të 2017-ës për 222 milionë euro tronditi tregun e futbollistëve, pasi deri në këtë moment as

E ardhmja e sulmuesit të Paris Saint Germain, Neymar është larg kampionëve të Francës.

Dy kaska të ish-pilotit brazilian Ayrton Senna do të dalin në ankant në “Cataëiki”, faqja on-line e ankandit të sendeve unike dhe special