5 ndryshime ndaj Islandës, Reja ul në stol Mavrajn: Çfarë duhet të bëjmë për t’u kualifikuar (VIDEO)

09/09/2019 - 16:31

Trajneri Edi Reja doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Islandën, që do të luhet nesër në mbrëmje në “Elbasan Arena” dhe njoftoi se skuadra është gati për të ndryshuar faqe dhe për të lënë pas humbjen në Francë.

Tekniku italian ngulmoi se nuk është problem skema që ai përdor, më shumë sesa interpretimi i saj, ndërsa shtoi se përballë Islandës do të jetë radha e Dermakut që të luajë nga minuta e parë, duke lënë në stol Mavrajn. Reja është i mendimit, që një triumf ndaj islandezëve do t’i rriste ndjeshëm shanset për kualifikim.

Islanda dhe skema – Ta sqarojmë këtë aspekt. Skema 3-5-2 nuk është vetëm mbrojtës, ne mundohemi të mbrojmë duke sulmuar duke mbajtur kundërshtarin larg portës. Unë që kur kam ardhur i kam stërvitur ;unat në këtë lloji moduli. Në Islandëe djemtë humbën 4 raste, ndaj Moldavisë bëmë mirë dhe fituam. Skuadra më pëlqen të mbrohet duke sulmuar. Me 3-5-2 kemi mundësinë te kemi dy sulmuesë qëndrorë, dy mesfushor qëndorë  e dy që sulmojnë nga krahët. Pra, më shumë se sa sitemi në veteve, janë lojtarë që e interpretojnë atë. Me Francën kam kërkuar që të bëjnë presing lart. Raporti sulm, mbrojtje nuk ishte ai që duhej. Hysaj dhe Roshi avancoi pak më shumë duke bërë disa inkursione në krah. Për mua kjo skemë nuk është defesnive. Hysaj me Moldavinë doli në sulm dhe u bë mjaft i rrezikshëm.

Ndeshja me Islandën finale apo presion? Kjo do të jetë ndeshja jonë më deccizive, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë europiane. Normalisht në rast se nuk fitojmë kjo gjë do na heqë shumë mundësi për t’u kualifikaur. Kemi tre ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, do të na japë një shtysë shumë të fortë për kualifikimin. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashjtë fushë. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren.

Ndryshimet në formacion- Formacioni 3-5-2 që kemi në do më bëjë të ndryshojë disa lojatër. Dermaku do të jetë titullar në vend të Mavrajt. Do mundohemi që të jemi më ofesnivë. Sot dhe nesër do të bëjëm vlerësimin për formcaion përfundmitar. Kush rikuperon më shumë dhe kush më pak do të duket në stërvitje dhe do të vendosim.

Roshi- Është shumë i mirë në sulm, ndërsa në mbrojtjë ka mungesë vëmendje. Ndeshjen e radhës i kërkoj më shumë vëmendje. Në ndeshjen me Moldavinë ai u fut dhe ndryshoj ndeshjen, kur është i përqëndruar.

Lënia jashtë e Mavrajt? Është një zgjedhje teknike, do të bëjë një vlerësim të të gjithë grupit. Përsa i përket Mërgimit është shumë i zoti në ajër, garanton një mbulim të mirë në goditje këndi. Në e vlërsojmë Islandën në bazë të ndeshjes së parë, ku nuk e toleruam. Duhet të bjëmë një vlerësim të grupit, për të luajtur më të mirët dhe ata që janë në formë. Normalisht është pozitive për në që ata që të jenë në fushë të jenë 100% të motivuar.

Islanda – Kundërshtari është brenda aftësive tona, është një skuadër me vlera të rëndësishme, por jemi në kushte të përgjigjemi. Nëse lojtarët bëjnë detyrën dhe janë në 100% ne do të kemi mundësinë ta mundim Islandën, jam shumë i bindur që mund të bëjmë një ndeshje të madhe. Kjo është detyra ime, te jap besim sidomos nga pikëpamja mendore, se pas një humbje me Francën humori nuk është ndër më të mirët. Kemi folur në mëngjes dhe në grup ekziston bindja që nesër mund të bëhet mirë. Detyra ime është t’u jap veglat që të jenë në fushë sa më mirë. Kjo është detyra e trajnerit. Do mundohem ti hedh në fushë duke përmbysur atë që ndodhi me Francën, kjo është thelbësore.

Franca- Jemi munduar t’i sulmonim, por nuk i kap, se francezët lëvizin topin dhe kanë teknikë, janë të kompletuar, nuk janë kot kampionë bote. Por sjellja ndaj Islandës duhet të jetë ndryshe se aty janë kohët e duhura për ndërhyrjen, e gjithë skuadra duhet të ketë koncept, ekuilibri është i rëndësishëm, Nëse e humb me dy lojtarë, ke vështirësi të bësh agresivitetin, kemi folur sot në mëngjes për defektet në Francë. Edhe gjërat pozitive, se i kemi bërë disa gjëra si koncept. Kur ishim mirë taktikisht, krijuam disa gjëra

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit kthehet sonte në orën 20:45 në fushën e lojës për të nisur ciklin e fundit të ndeshjeve të kualifikue

Thomas Strakosha është kthyer përsëri në protagaonist me skuadrën e Lacios, duke e ndihmuar këtë të fundit që të ngjitë një nga një shkal

Për çfarë ka nevojë ky Milan që të rikthehet në rrugën e duhur? Për një lider, për një udhëheqës, për një lojtar që shënon gola.

Durrsakët kanë probleme dhe bëhet fjalë për lojtarët titullarë. Rustem Hoxha nuk do të luajë në sfidën e radhës me Vllazninë në Shkodër.

Teuta e ka mbyllur ndeshjen ndaj Luftëtarit në barazim pa gola. Mesfushori Arbër Çyrbja është shumë i pakënaqur për rezultatin.

Skuadra e Kosovës vijon punën për ndeshjen kualifikuese për ndeshjen me Cekinë.

Arsene Wenger është emëruar shef i Zhvillimit Global të Futbollit, organ pranë FIFA-s.

Ardian Ismajli është mbrojtësi që ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve kuqezi me paraqitjet e bëra te Kombëtarja Shqiptare.