Chelsea ka pezulluar 4 tifozë, duke mos i lejuar ata të ndjekin ndeshjet e “bluve” të Londrës, që po zhvillojnë një hetim mbi pretendimet se lojtari i Manchester Cityt, Raheem Sterling, është abuzuar me thirrje raciste gjatë përballjes së të shtunës për Premier League. Kamerat televizive duket se fokusuan një tifoz të Chelseat që lëshonte thirrje raciste ndaj anësorit të Kombëtares angleze për më shumë, Sterling, gjatë fitores 2-0 të “bluve” kundrejt “Citizens” në “Stamford Bridge”.

Chelsea dhe policia britanike po hetojnë incidentin, që provokoi një dënim të gjerë mes frikës se futbolli po rikthehet në epokën e errët të racizmit, që verboi sportin më të dashur në planetin tonë në vitet ’70-’80.Chelsea mori hapin e parë duke i pezulluar 4 tifozët e dyshuar, derisa të përfundojnë hetimet, me kërcënimin madje se do t’i përjashtojë ata përgjithmonë nëse gjenden prova që vërtetojnë sjelljen raciste të tyre.