Një i ftohtë i pazakonshëm ka pushtuar Spanjën dhe Madridin kohët e fundit dhe kjo u duk shumë qartë në duelin e djeshëm Atletico Madrid-Sevilla. Edhe pse tashmë stuhia e dëborës ka pushuar, acari vazhdon të ndihet dhe të pranishmit në “Wanda Metropolitano” kanë vuajtur jo pak.Temperaturat në kryeqytetin spanjoll kanë rënë nën zero dhe lojtarët i kishin marrë masat për të përballuar kushtet e vështira atmosferike.

Futbollistët ishin veshur sa më trashë që mundeshin, me doreza apo dhe me bluza termike. Më të vështirë e kishin lojtarët në stol, për të cilët Atletico Madrid kishte menduar gjithashtu. I gjithë stoli madrilen ka qënë në lëvijze gjatë gjithë kohës, pasi po stërviteshin në biçikleta në tribunat e stadiumit. Atyre nuk u mungoi as ngrohja, por kishte dhe nga ato lojtarë si Koke, Hermoso apo Jesus Navas që e kryen nxehmjen me mëngë të shkurtra dhe pa doreza.

Në fund vendasit arritën ta fitonin sfidën me rezultatin 2-0 dhe tashmë e shikojnë veten në krye me katër pikë më shumë se Reali i vendit të dytë, si dhe kanë dy ndeshje për të luajtur.