“Adidasi” ja bën me hile Ronaldos me topin e Botërorit!

13/06/2018 - 17:01

   Me futbollin që sa më shumë kohë kalon dhe modernizohet, por që në të njëjtën kohë është shndërruar edhe në një industri marketingu, pa dyshim që lufta në terrenin e lojës nuk do të jetë vetëm sportive, por ndoshta edhe “politike”. Përveç pretendentëve dhe yjeve të ndryshëm që do të ndeshen mes tyre, si gjithmonë, në edicionet e fundit, Kupa e Botës ka qenë gjithmonë edhe një luftë mes dy markave më të mëdha të veshjeve dhe pajisjeve sportive, “Adidas” dhe “Nike”.

Dhe përveç betejës në distancë për të garantuar materialin më të fortë, imazhet më të bukura, këtë herë duket se do të ketë edhe një luftë për t’ia vështirësuar sa më shumë punën kampionëve që nuk bëjnë pjesë në “koleksionin” e tyre.Të paktën duket se është kjo ideja që ka vendosur të përdorë “Adidas”, i cili ka ekskluzivitetin e prodhimit të topit të Kupës së Botës. Sipas asaj që shkruan media angleze, konkretisht tabloidi “The Sun”, thuhet se Kristiano Ronaldo do të ketë një kundërshtar më shumë sivjet.

Bëhet fjalë për “Telstar 18”, topin zyrtar të “Rusi 2018”. Kjo sferë, me të cilën do të luhet ky turne, duket se është projektuar shkencërisht për të zvogëluar sa më shumë sasinë e ndryshimeve të drejtimit, sidomos prerjet nga lart-poshtë, ndërsa topi është në ajër.“Telstar 18”, me sa duket, është ideuar për të çaktivizuar goditjet e dënimit me efekt, pikërisht ato që di të gjuajë vetëm Kristiano Ronaldo dhe për të favorizuar kështu portierët, shumë shpesh viktima të trajektoreve të vështira për t’u llogaritur.Gjithsesi, nëse “Adidas”-i ka vendosur që t’i bëjë një puç lojtarit imazh të kompanisë “Nike”, do ta mësojmë vetëm pas pak ditësh, kur “CR7” të dalë në aksion, në fushën e lojës…

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta është ngjitur në vendin e tretë pas barazimit të marrë në transfertë kundër Kukësit.

Niko Dovana është gati për ndeshjen e radhës të Teutës që do të jetë ajo ndaj Luftëtarit fundjavën e ardhshme.

Arbitri Daniel Sweeney është sulmuar të dielën e kaluar, pasi ka drejtuar ndeshjen Mullingar-Horseleap, në futbollin amator të Republikës

Andi Lila ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Izraelit, që zhvillohet me datë 17 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi” të

Menjëherë pas festës në dhomat e zhveshjes, ishte koha e duhur për të marrë një avion dhe fluturuar me familjen në drejtim të Londrës.

Tjetër ndryshim në listën e të grumbulluarve të kombëtares shqiptare për dy sfidat e muajit nëntor ndaj Skocisë në Nations League dhe miq

Sulmuesi ganez i Teutës, Latif Amadu, ka dalë i përlotur nga fusha e lojës në minutën e 30-të.

Barazimin me Kukësin e ka komentuar edhe lojtari i Teutës Kallaku i cili u shpreh:

Loret Sadiku mbetet në planet e Christian Panuccit për të ardhmen, pavarësisht se nuk pranoi të ishte pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e