Agjenti i Hysajt “tremb” Napolin

06/12/2018 - 20:28

Aktivizimi i pakët i Elseid Hysajt dhe paraqitjet e tij mesatare nën drejtimin e trajnerit Karlo Anceloti, po shtyjnë gjithmonë e më shumë futbollistin e kombëtares shqiptare të mendojë transferimin e shpejtë. Pas 3 javësh hapet merkatoja e janarit, ku skuadrat në mbarë Europën mendojnë për të bërë meremetimet e duhura, për të ndryshuar në gjysmën e mbetur të sezonit, dhe pretendentë për shkodranin nuk mungojnë.

Agjenti i Elseid Hysajt, la të kuptohet se futbollisti i përfaqësuar prej tij mund të largohet shpejt nga skuadra jugore.“Në Champions Ancelotti ka vendosur që të luajë me Maksimoviç, por këtë zgjedhje duhet ta kuptojmë dhe nuk duhet të krijojmë polemika me trajnerin. Por askush nuk mund të thotë që papritur Hysaj u bë një lojtar mediokër. Po flasim për rinovimin e tij dhe kur koha të jetë e duhur mund të ndodhë.

Por nuk është e thënë që të qëndrojë në Napoli, pasi ka një klauzolë që e lejon të largohet që në Janar”, tha agjenti i futbollistit shqiptar.Mario Giuufreddi shtoi në këtë mënyrë presionin te Napoli për të menduar më shumë mbi lojtarin kuqezi. Elseid Hysaj kërkohet nga Chelsea që është gati të ofrojë deri në 50 milionë Euro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Europa Ligë grupi G ndoshta është grupi më i ekuilibruar i turneut, kur ka mbetur vetëm një ndeshje për t’u luajtur, për të

Ferit Keta triumfon me pikë ndaj turkut Fatih Mehmet Karakus, në përballjen për gjerdanin e artë në kikboks, pas revanshit të k

Vetëm pak muaj më parë Milinkoviç Saviç ishte mbreti i Lacios, me i kërkuari në treg dhe transferimi i tij u ndal vetëm nga kër

Ekipi i Goga Basket ka marrë sërish kreun e Superligës në basketboll për meshkuj pas fitores 74-68 arritur sot në mbrëmje në “A

Skuadra e Barcelonës po bëhet gati të bëj blerjen më të madhe të historisë së futbollit duke kaluar edhe Nejmarin, që u shit te

Teuta po bën mirë këtë sezon, teksa renditet në zonën "Euro" për momentin.

Shumë i kënaqur për shpirtin e garës që shfaqën futbollistët në fushë, por disi i zhgënjyer që nuk u arrit fitorja.

Sherif Kallaku u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes Teuta-Partizani.