Agron Ismailati: synojmë titullin kampion

02/07/2012 - 00:00

 

Pas përfundimit të kampionateve të futbollit dhe të lojërave me dorë, në këtë stinë të nxehtë sporti i notit është prioritar. Trajneri i Teutës, Agron Ismailati, tregon që është në pikun e përgatitjeve. Stërvitjet janë bërë të përditshme në kompleksin e pishinave Gjoka, në Katër Rrugët e Shijakut. “Do të ishte mirë,- komenton Ismailati,- që stërvitjet të kryheshin në pishinat 50 metërshe dhe jo 25, sepse garimet janë në dimensionin e parë. Kemi filluar stërvitjet edhe në Tiranë, pasi Kupa e Shqipërisë në not zhvillohet në akuadromin e Tiranës. Me nxitjen e sekretarit të klubit shumësportesh “Teuta” Emiljan Jani, është mbushur edhe pishina e qytetit, pasi ajo ka gjatësinë e duhur, 50 metra. Ky interesim është një nxitje tjetër, që motivon notarët për të plotësuar objektivat e përcaktuara”. Teuta vitet e fundit është fituese e dyfishtë e të gjitha veprimtarive kombëtare të notit, si për djem ashtu edhe për vajza.

Madje në shumë veprimtari të hapura ndërkombëtare, përfaqësuesit e notit durrsak janë matur me dinjitet me homologët e tyre të shteteve të tjera. Po cilët janë protagonistët e garave të Kupës së Shqipërisë që zhvillohet me 4-5 korrik në Tiranë? Ekipi i vajzave përbëhet nga Suila Kosova, Shirli Myrta, Klaudia Sulkja dhe Laria Ceka. Kosova është në garat e saj të preferuara 400 dhe 800 m stil i lirë, ndërsa Myrtja në 50, 100 dhe 200 m stil shpinë. Klaudia Sulkja është përgatitur të konkurojë në 50 dhe 100 m stil i lirë. Supriza duket se do t’i takojë në këtë edicion të Kupës, 14 vjeçares Laria Ceka. Krahas 50 m stil i lirë, Ceka do të provojë aftësitë edhe në 50 dhe 100 m stil bretkocë. Të katër vajzat përfaqësojnë Teutën edhe në stafetat. Me djemtë ndonëse pritet një konkurencë e fortë, bindja për të sjellur trofeun në Durrës është tejet e madhe. Kneo Laçi, Jurgen Fici, Jurgen Hoxha, Igert Masha, Enea Zhupa dhe Johan Dhimgjini  është ekipi përfaqësues i Teutës.

Kneo Laçi është i gatshëm të mbetet i pari në 50, 100 dhe 200 m stil bretkocë, ndërsa Fici në këto distanca, por në stilin e lirë. Jurgen Hoxha, krahas stilit të lirë, starton edhe në 50 m delfin. Me interesim priten edhe garat e notarit të talentuar 15 vjeçar Enea Zhupa. Krahas delfinit, Zhupa teston forcat e tij edhe në 100, 200 dhe 400 m stil i lirë. “Ndonëse është gara e parë e sezonit, jam i bindur se notarët e Teutës, do të bëjnë një paraqitje mjaft të mirë në konkurencë me bashkëmoshatarët e tyre të ekipeve të tjera pjesëmarrëse. Pas kësaj, synojmë të rifitojmë edhe titullin kampion”, shprehet për “Dyrrah” trajneri Agron Ismailati.     

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mançester Junajtid nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën belge ndaj Klyb Bryzh.

Liverpuli është skuadra më e mirë e këtij sezoni dhe këtë fakt nuk e mohon askush, madje as fansat e një klubi si Mançester Junajtid, që

Ndërkohë që shumica e futbollistëve po kërkojnë të largohen nga Azia për shkak të frikës nga përhapja me shpejtësi e Coronavirusit, tërës

"Air Albania" nominohet për një çmim vërtetë special.

Edhe pse bëri një nisje të mirë të sezonit me Juventusin, tashmë Higuain vuan balotazhin me Dibalën, i cili duket se është në një formë t

Milani papritur e ka zbuluar veten se është shumë i varur nga Ante Rebiç.

Teuta pasi u kthye, nuk ka më në plan të ndalet.

Fizioterapistja serbe Marijana Kovaçeviç, ka pasur shumë vizita kohët e fundit nga futbolli shqiptar.

Një ngjarje e çuditshme raportohet nga Spanja sa i përket ish-çiklistit të njohur spanjoll Huanmi Merkado.

Ndonëse në karrierën e tij ka drejtuar në Serinë A apo në La Liga, si dhe ka bërë “mrekulli” të tjera futbollistike me klube të vogla duk