Jason Leffler, pilot në disiplinën automobilistik NASCAR, ka ndërruar jetë pas një aksident të ndodhur gjatë garës së Bridgeportit, në New Jersey.

37-vjeçari mbeti i vdekur në vend, pasi u përplas me shpejtësi të lartë, në klasiken që paraprin garën e famshme të 500 miljeve të Indianapolisit.

Si pasojë e përplasjes së dhunshme me murin rrethues të pistës, Leffler u katapultua jashtë makinës së tij dhe pavarësisht dërgimit të shpejtë në spital, ai nuk arriti të mbijetonte.

Leffler ishte një prej pilotëve më të njohur në NASCAR-in amerikan, ku gjatë karrierës 12-vjeçare zhvilloi 294 gara, në dy prej të cilave përfundoi në shkallën më të lartë të podiumit.