Aksidenti me motor, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i Dynamo Kiev, Andriy Gusin

19/09/2014 - 08:55

 

Futbolli ukrainas në zi. Këtë të Mërkurë u nda nga jeta ish mbrojtësi i Dynamos së Kievit, Andriy Gusin. Një aksident me motor ishte fatal për 41-vjeçarin që i dha kështu fund jetës. Gusin, i cili ishte një nga protagonistët e Kombëtares Ukrainase që në Botërorin e vitit 2006 që u zhvillua në Gjermani mbërriti deri në çerekfinale, ishte duke provuar motocikletën e tij në një cirkuit pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, por fatkeqësisht humbi kontrollin në një kthesë të pistës duke u rrëzuar përtokë, aksidenti ishte fatal për 41-vjeçarin që vetëm pak momente më vonë mbylli sytë për të mos i hapur më kurrë.

Gusin deri në Majin e shkuar mbante pozicionin e zëvendëstrajnerit tek skuadra e Anzhi Makhachkalas. I lindur në vitin 1972 në vendin lindor, Gusin gjatë karrierës së tij si lojtar i Dynamos së Kievit korri shumë suksese. Në sezonin 1998-1999, ai dhe Dynamo mbërritën deri në gjysmëfinalet e kompeticionit më magjik për klube Uefa Champions League. Edhe me klubin legjendar ukrainas Gusin u shpall 7-herë kampion i vendit, ai u largua nga Dynamo pas Botërorit duke u transferuar në Rusi ku mbylli edhe karrierën në vitin 2010. Andrey Gusin la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një lajm i bujshëm nga Italia që gjen vend në faqet e para të gazetave spanjolle.

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka dhënë një intervistë për kanalin gjerman “Sport 1”, ku përveç situatës së vështirë që po kalon It

Ndonëse situate me koronavirusin në Europë mbetet shqetësuese dhe në shumë disa shtete është përhapur në masë të gjer, në UEFA nuk kanë n

Zlatan Ibrahimovic duket se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Milanin dhe drejtuesit e klubit kuqezi kanë nisur nga puna për të gj

Nga paniku në Durrës tek udhëtimi drejt Bosnjes, aty ku koronavirusi erdhi më shpejt se Shqipëria.

B.Dortmund nuk ka ndërmend të qëndroj për shumë kohë në karantinë, kanë rifilluar stërvitjen, fakt të cilin e pranoi Emre Can në një inte

Kapiteni i Aston Villës përplasi mëngjesin e sotëm makinën e tij, një Range Rover që kushton 80 mijë paundë, pasi kishte kaluar natën në

Gjesti i Shqipërisë për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Italinë e gjunjëzuar nga koronavirusi është përshëndetur nga personazhe të

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, shpërfilli plotësisht rrezikun e pandemisë së Koronavirusit.

Zlatan Ibrahimoviç me shumë mundësi do të largohet nga Milani në fund të sezonit, teksa nuk dihet ende nëse do të vazhdojë karrierën në n