Alarm për bombë në hotelin ku qëndronte Kombëtarja Gjermane

13/11/2015 - 18:43

13nentor 2015 - Alarm për bombë në hotelin ku ishte akomoduar Kombëtarja Gjermane në Paris. Lajmi për alarmin u përcoll fillimisht nga e përditshmja Bild në edicionin e saj On Line për të bërë brenda pak sekondash xhiron e botës në thuajse gjithë mediat e rëndësishme sportive.

Alarmi u dha rreth mesditës dhe hoteli ku ndodhen lojtarët dhe stafi i Kombëtares Kampione të Botës u evakua krejtësisht nga forcat e rendit.Kombëtarja e drejtuar nga Joachim Low ndodhet në Paris për miqësoren që do të luhet këtë mbrëmje me Francën në “Parc De Princess”. 

Hoteli ku ndodhej Gjermania gjendet në kryeqtetin francez dhe disa anëtarë të stafit të Die Mannschaft ju kanë referuar mediave se kaluan plot 3 orë jashtë hotelit, ndërkohë që policia e vënë në lëvizje nga sinjalizimi nëpërmjet një telefonate anonime kontrollonte imtësisht hotelin dhe gjithë zonën. Kombëtarja Gjermane më pas u transferua në Roland Garros, impiantin ku zhvillohet Grand Slami i tenisit për të vijuar përgatitjet për miqësoren e kësaj mbrëmjeje. Bild bën të ditur se gjatë kontrollit policia nuk gjeti asnjë bombë ndërkohë që vijoi me verifikimet e mëtejshme për të sqaruar krejtësisht rastin.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtori teknik i Teutës, Sulejman Starova foli për detyrën e re, kampionatin, derbin dhe për Vllazninë kryesuese.

Godet Sopoti, merr një lojtar nga Teuta.  Drejtuesit kanë arritur akordin me klubin durrsak për të siguruar shërbimet e mesfushorit Endri

Dejvi Bregu, realizoi një eurogol në përballjen e sotme ndaj Kastriotit, duke i dhuruar 3 pikë të arta Teutës, që është vënë në ndjekje t

Edi Martini i cilëson si të arta tre pikët që mori Teuta e tij në transfertën e Kamzës ndaj Kastriotit.

Teuta ka vuajtur për të gjetur suksesin në ndeshjen në transfertë përballë Kastriotit.

Juventusi po jeton një prej momenteve më të vësh tira të 10 viteve të fundit, ku ka dominuar totalisht në Itali, ndonëse është ende në ga

Humbja 2-0 ndaj Lestërit në kampionat, e ka komplikuar ndjeshëm situatën te skuadra e Çelsit.

Xhekson Ferreira ka qenë një përforcimi i papritur për Teutën, për vetë mënyrën se si ndodhi.

Sulmuesi i skuadrës spanjolle të Eibarit, Sergi Enrik, ka marrë një goditje të rëndë së fundmi, teksa gjykata e ka dënuar atë me dy vite