Për herë të parë në historinë e botërorëve të futbollit, një turne i përmasave të tilla mund të organizohet në 4 shtete të ndryshme. Kili iu bashkua kandidaturave të Argjentinës, Uruguajit dhe Paraguajit për të pritur evenimentin më të rëndësishëm të kombëtareve për edicionin e 2030, duke shtuar shanset e një triumfi të kontinentit amerikano-jugor, tani në një format të ri.Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera përforcoi edhe më shumë projektin e lindur në vitin 2017.

Politikani konservator që në mandatin e dytë kërkon të bëjë hapa konkretë në rritjen ekonomike, e sheh Botërorin e futbollit si pjesë të platformës së tij.Viti 2030 do të jetë ai që do të shënojë plot një shekull nga lindja e Kupës së Botës, edicioni i parë i së cilës është zhvilluar në Uruguaj, një nga vendet e kandidaturës. Hera e fundit që një Botëror është caktuar në Amerikën Latine është edicioni i Brazilit në 2014, një festë e vërtetë futbolli që fqinjët kërkojnë ta replikojnë.

Por, ky edicion duket se do të jetë ai i një lufte dhe lobingu të kandidaturave të përbashkëta. Kundër vendeve amerikano-latine janë Spanja, Portugalia dhe Maroku, një opsion transkontinental që ka gjetur oponencën e UEFA-s.Një kandidaturë të përbashkët mund të vendosin dhe Bullgaria, Serbia, Greqia e Rumania.