Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares Shqiptare. në stadiumin ‘Nacional’ skuadra jonë përfaqësuese do të ketë Ervin Bulkun në pankinë pas shkarkimit të Christian Panuccit dhe do të kërkojë që të harrojë humbjen e pësuar 3 ditë më parë ndaj Turqisë.

Për këtë sfidë është publikuar dhe formacionin zyrtar, ndërsa do të luajë me skemën 4-4-2.

Në portë Berisha, në mbrojtje Gjimshiti, Ismajlaj, Hysaj dhe Aliji. Në mesfushë Kaçe dhe Basha, nga krahët Grezda dhe Xhaka. Në sulm do të luajë Armando Sadiku i mbështetur nga Myrto Uzuni.

Mund të jetë në vend të 132-të në renditjen e FIFA-s, por nuk mund të nënvleftësohet. Andorra, rivali i sotëm i kombëtares kuqezi, ka një ecuri pozitive muajt e fundit, sidomos në fushën e saj.