Anglia merr një fitore me frymën e fundit. Herry Kane ishte heroi për Anglinë, pasi me dopjetën e tij i dhuroi “tri luanëve” fitoren e parë në Kampionatin Botëror.

Në pjesën e pare, Anglia dominoi dhe me pak mund do të kishte mundur që të shënonte tri deri në katër gola.

Që në minutën e dytë, Sterling humbi një mundësi ideale për gol. Pas tij në një pozitë të mirë për të shënuar ishte Lingard, por edhe ai dështoi.

Goli për anglezët erdhi në minutën e 11. E shënoi ai që di të shënoje, Harry Kane.

Në pjesën e dytë, Anglia nuk pati asnjë rast të volitshëm për gol, pavarësisht se sulmoi vazhdimisht.

Por kur mendohej që ndeshja do të përfundonte me rezultat të barabartë 1-1, në skenë doli përsëri ai që di ta përfundojë punën më se miri, Harry Kane fale të cilit Anglia sonte i fitojë tri pikë.