Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

“Atalanta u plaçkit”: Reagimi i mediave italiane për kartonin e kuq të Freuler

25/02/2021 - 21:49

Gazetat italiane vlerësuan se gjyqtari gjerman Tobias Stieler e ndryshoi ndeshjen kur e përjashtoi nga loja Remo Freuler në fillim të pjesës së parë të Atalntës kundër Real Madridit të mërkurën në Ligën e Kampionëve.Freuler u përjashtua nga loja direkt me karton të kuq në minutën e 17-të, për një ndërhyrje ndaj Ferland Mendy, i cili ia siguroi Madridit fitoren pastaj me një gol në çastet e fundit të ndeshjes në Bergamo.

Por incidenti i pjesës së parë që përfshiu mbrojtësin francez e mori vëmendjen e ballinave.La Gazzetta dello Sport shkruan se kartoni i kuq pas 18 minutave e ndryshoi tërë ndeshjen dhe nuk u pajtua me vendimin e gjyqtarit, duke thënë se francezi po shkonte anash portës dhe jo në drejtim të saj.

Tuttosport shkruan se kartoni i kuq për Freuler ishte i tepruar dhe e la skuadrën e Gasperinit të mangët.Corriere dello Sport shton se Stieler nuk e shfrytëzoi siç duhet mundësinë që iu dha për ta ndarë drejtësinë në një ndeshje të elitës së futbollit evropian, duke ia nënvizuar disa gabime që i bëri gjatë ndeshjes dhe natyrisht vendimin për kartonin e kuq.

“Nuk bindi, veçanërisht në anën disiplinore dhe të lë me një ndjesi të pakëndshme”, shkroi e përditshmja italiane.Nota me të cilën e vlerësuan mediat italiane Stielerin:Tuttosport: 4,5, Il Corriere dello Sport: 4,5, La Gazzetta dello Sport: 4.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gardiani italian pritet të vazhdojë të ardhmen e tij në stadiumin “Allianz”.Gjiganti italian Juventus thuhet se është i gatshëm që t’i of

Milan thyen Parma 1-3 në transfertë një ndeshje e lehtë në letër, por që u ndërlikua jo pak pas daljes me karton të kuq të Ibrës.

Edi Martinin sigurisht që e kënaq së tepërmi suksesi me Apoloninë, për faktin i jep kryesimin Teutës, me trajnerin shkodran që shmang kom

Teuta fitoi në transfertë ndaj Apolonisë dhe shkëputet në krye të klasifikimit të Kategorisë Superiore, me 2 pikë më shumë se Vllaznia nd

Emocionet e shënimit të një goli janë gjithmonë të shumta dhe tepër të veçanta.

Plot 8 qytete pritëse të Kampionatit Europian kanë dhënë miratimin zyrtar për të lejuar praninë e pjesshme të tifozëve në stadiume, gjatë

Pasi të mbyllet kjo javë kampionati, vëmendja do të shkojë edhe te ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të vendosura të luhen më datë 14 prill

Zgjedhja e Armando Sadikut për të shkuar në Bolivi, kishte një arsye të qartë sportive përtej asaj ekonomike.

Stefan de Vrij vazhdon të ketë dyshime për të ardhmen e tij.