Atleti shqiptar Franko Burraj ishte pranë një arritjeje impresionuese në kampionatin ballkanik të sallave të mbyllura, por fati nuk ishte me sportistin kuqezi.

Talenti shkodran preu finishin i pari në turneun që po zhvillohet në Turqi, por gjyqtarja e garës e skualifikoi për një arsye të diskutueshme.

Franko Burraj mori rezultatin më të mirë me vendin e parë nga 21 shtete në kampionatin ballkanik, por në fundin e garës u zhvlerësua arritja e tij për shkak të prekjes së vizave të korsisë tjetër. Kronometri në Stamboll u ndal në 47.04 cka përfaqësonte një rekord kombëtar, por fatkeqesisht eshte dhene faull nga gjyqtarja.

Medalja e artë shkoi për sllovakun Jure Grkman, ndërsa kroati Salamon dhe armeni Gabrielian u renditën në shkallët e tjera të podiumit.