Avdiaj ende nuk e ka zgjedhur Shqipërinë

03/11/2014 - 15:28

DURRËS, 3 nëntor 2014-  Disa javë më parë, është raportuar se Avdijaj ka pranuar të luajë për fanellën Kuq e Zi. Këtë gjë e ka vërtetuar edhe vet trajneri i Kombëtares sonë, Gianni De Biasi. Sidoqoftë, si duket një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar. Gjermania është duke kërkuar me ngulm që Avdijaj të luajë për fanellën e tyre. Pritet që lufta të jetë mjaft e madhe, duke parë që Avdijaj konsiderohet si njëri ndër talentët më të mirë të futbollit. Përgjigja që doli nga Karsten Schmidt, përfaqësuesi ligjor dhe agjenti i Avdijaj nuk kënaq shumë në Shqipëri. “Erdhi kërkesa nga Shqipëria, dhe sigurisht nuk besoj se duhet të japim shpjegime për këtë vendim. Por për momentin ku jemi nuk mund të flasim për kombëtaren e madhe. Gjithsesi nëse një ditë do të jetë një zgjedhje mes Gjermanisë apo Shqipërisë, Donisi do zgjidhte Gjermaninë” – tha Schmidt. Megjithatë deklarata nuk është shumë e qartë. Në rradhë të parë ai flet për një vendim, dhe më pas flet për një zgjedhje mes dy kombëtareve. A mos vallë do shtyjë Donisi premtimin e dhënë duke shpresuar tek një ftesë nga Gjermania? Sido të jetë, ajo ftesë është mijëra kilometra larg. Djaloshi, dhe pas aksidentit, që i shtohet javëve pa treguar atë që pritej, ka ngritur pikëpyetje të mëdha në Gjermani. Një tjetër talent që digjet prej keqmanaxhimit? Drejtori sportiv Horst Heldt, po për ‘SportBild’ tha : “Donisi është një lojtar me talent të madh dhe e ardhmja. Por sigurisht hapi nga akademia drejt ekipit të madh nuk është gjithmonë i lehtë. Ai gjendet tani në këtë fazë, dhe është e rëndësishme që të kuptojë sa më shpejt rregullat e duhura për të bërë një profesionist i mirë”. Teksa agjenti tymos situatën, duket se fjalët e tij janë të thëna më shumë për të qetësuar situatën në Gjermani, ku Avdijaj ka marrë shumë kritika për mënyrën si deklaroi zgjedhjen për Shqipërinë. Mbase ai kërkon të balancojë situatën duke thënë se ‘nëse do vinte Gjermania do e zgjidhnim, por Shqipëria erdhi përpara’. Mbase. Por Avdiaj ka dhënë një premtim, dhe shqiptarët dinë ta mbajnë fjalën e dhënë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Liverpool ka treguar forcën e kampionit duke fituar 0-2 në Stamford Bridge ndaj Chelsea-s me dy gola të Mane.

Kampionati italian i futbollit hapi dje siparin e sezonit e ri 2020-2021.

Përveç politikës edhe sporti është futur në ngërç në Shqipëri.

Tetë futbollistë të rinj ganezë kanë humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur të shtunën.

Ekipet kosovare, të ndikuara edhe nga vështirësitë për të lëvizur jashtë rajonit tonë kanë zgjedhur kryesisht Durrësin për të zhvilluar p

Bojkoti i kampionatit nga presidentët e Kategorisë Superiore ka marrë jehonë ndërkombëtare tashmë.

Luis Suarez zbarkoi ditën e enjte në Peruxha për t’iu nënshtruar (dhe kaluar) testeve për të marrë pasaportën italiane në mënyrë që më pa

Transferimi më i ri i Romës, Marash Kumbulla e ka pranuar se ka studiuar dhe ka mësuar nga Kris Smolling sezonin e kaluar.

Nejmar ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 25 milionë euro në vit me sponsorin e ri "PUMA".

Teuta nuk e ka fshehur ambicien për të qenë pretendente për titull sezonin që vjen.