Shqipëri-Turqi është kryefjala e ditës së sotme. Kuqezinjtë debutojnë në takimin e parë eliminator të Euro2020 kundër një prej skuadrave më të mëdha Evropiane. 

Gjithsesi, optimizmi dhe përkrahja e tifozëve është e madhe dhe të besuarit e Christian Panuccit pritet ta përdorin si një armë shtesë. 

Kur kanë mbetur më pak se 3 orë nga starti i takimit, në sportelet e qyteteve si Tirana, Elbasani dhe Shkodra janë shitur rreth 13 mijë bileta, duke treguar edhe njëherë interesin e madh të tifozëve për këtë duel. Nga këto, rreth 1 mijë bileta besohet se i përkasin tifozëve miq, duke parë edhe numrin e madh të tyre që kanë zgjedhur Shqipërinë për të bërë biznes. 

Kujtojmë që impianti i "Loro Boriçit" ka një kapacitet prej 16 mijë vendesh. Ky takim është programuar për tu luajtur në "Loro Boriçi" të Shkodrës, duke nisur nga ora 20:45.