Interi arriti të merrte një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mundur me rezultatin 0-2 Breshian në transfertë. Titullar këtë takim e nisi edhe sulmuesi italian Mario Baloteli i cili ndaj Interit kërkonte me çdo kusht golin për t’i mbyllur gojën kritikëve dhe tifozëve zikaltër. Këta të fundit, gjatë gjithë ndeshjen e kanë ofenduar sulmuesin i cili në kohën që ishte pjesë e Interit, hodhi në tokë fanellën zikaltër.

Kjo sjellje, nuk u tolerua asnjëherë nga tifozeria dhe e kthyen Balotelin në të urryer, teksa në ndeshjen e fundit ai u tregoi edhe gishtin e mesit.Ndërkohë, sot është mbledhur Komisioni i Disiplinës në Itali dhe ka dhënë vendimet për javën e 10 të Serisë A. Interi ka pësuar një gjobë e cila kap vlerën e 5 mijë eurove dhe shkak për këtë janë bërë koret ofenduese të tifozerisë karshi sulmuesit italian, Mario Baloteli.