Me sulmuesin polak, Piatek, i cili kërkohet me ngulm nga Milani, drejtuesit e klubit të Genoas janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur një tjetër futbollist, që do t’i besonin misionin për të dërguar topin në rrjetë.Kështu gjatë orëve të fundit, presidenti i kuqebluve, Enrico Preziosi kadiskutuar me drejtuesit e klubit për emrin e Mario Balotellit, i cili e ka mbyllur misionin e tij te Nice dhe është në pritje të një transferimi.

Sponsori kryesor i kësaj marrëveshjeje është vetë trajneri Cesare Prandelli, i cili ka stërvitur Balotellin edhe te Kombëtarja Italiane, kur vetë sulmuesi luajti një rol prej protagonisti në Botërorin e 2014-ës.Aktualisht SuperMario është në pritje të akordit për t’u transferuar te skuadra e Marseilles, por asnjëherë nuk e ka mohuar dëshirën për t’u rikthyer në Itali, ndaj një telefonatë nga Genoa, do të ndryshonte tërësisht planet e tij.

Në orët në vijim, kur të jetë qartësuar më shumë situata me sulmuesin Piatek, presidenti Preziosi pritet të mbajë një takim edhe me menaxherin e Balotellti, Mino Raiola, për të diskutuar mbi mundësitë e veshjes kuqeblu të sulmuesit.