Barazimi i Teutës, Shkëmbi: Ishim në ditë të keqe, por reagimi më bën optimist

12/03/2019 - 20:33

Intervista e trajnerit të Teutës, Blendi Shkëmbi, pasi durrsakët arritën të marrin një barazim 2-2 përballë Kukësit në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. 

Sa i kënaqur jeni nga reagimi i skuadrës në minutat e fundit? 

Të jem i sinqertë jam shumë i kënaqur me rezultatin, për mënyrën se si shkoi loja. Më pëlqeu shumë reagimi i skuadrës në 10 minutat e fundit, kur arritëm për rikuperojmë disavantazhin e dy golave, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. 

Për herë të parë Bushiç dhe Latif nga minuta e parë. Si e vlerësoni paraqitjen e tyre? 

Më vjen mirë për Bushiç, që arriti të shënojë sot dhe na rriti entuziazmin në një moment të rëndësishëm të takimit, të dy luajtën shumë mirë, por natyrisht që duhet të kishim bërë më shumë. Megjithatë më shumë sesa faza sulmuese, unë jam i preokupuar për mënyrën se si i morëm golat, duke gabuar shumë. 

Duket sikur Sidibe nuk po e bën dot filtrin para qendrave të mbrojtjes dhe po ju vë në vështirësi… 

Është e vërtetë dhe duhet të pranoj që sot të tre qendrat, duke përfshirë edhe Sidibe, nuk ishin në lartësinë e duhur. Mesfushori nuk arriti të paraqitej në nivelin që jemi mësuar ta shohim dhe pësuam sot gola shumë të lehtë, që nuk janë të pranueshëm për Teutën. Megjithatë duhet të shohim përpara, pasi ndodh që edhe lojtarë të tillë, të kenë një ditë jo fort të mirë. Unë personalisht mendoj që patëm mundësinë të kalonim në avantazh në pjesën e parë, por nuk ia dolëm dhe pamë që më pas të na shënonte kundërshtari. 

A është ky në rast, ku duhet t’u kërkoni liderëve të skuadrës, të mos ju “zhgënjejnë” në bllok? 

Edhe unë kur kam luajtur futboll, kam pasur momente dobësie, por asnjëherë nuk flitej për tradhti. Futbolli është i tillë, ku çdo lojtar ka një moment dobësie dhe nuk mund të vëmë në diskutim ndershmërinë e këtyre lojtarëve. Për më tepër, nëse jemi këtu ku jemi, është edhe për meritë të këtyre elementëve, ndaj nuk duhet të gjejmë fajtorët pas një apo dy gabimesh. 

Kush ka më shumë shanse për t’u kualifikuar? 

Nisur edhe nga rezultati e loja sot, kemi shanse të barabarta për t’u kualifikuar. 

Keni filluar të mendoni për Partizanin? 

Duke filluar nga tani, do të mendojmë për Partizanin, pasi e diela vjen shpejt dhe duhet të përgatitemi për një ndeshje të atillë. 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sikur të mos mjaftonin polemikat pas eliminimit në Champions League, në rrjetet sociale orët e fundit ka përfunduar në shenjestër Kristia

Carlo Ancelotti në sytë e lojtarëve por dhe vetë pasuesit të tij, Rino Gattuso, shihet si një baba, një trajner i qetë, i cili krijon mar

Kristiano Ronaldo bëhet shpesh herë protagonist si në fushën e futbollit ashtu edhe jashtë saj.

Kontrata e Sebastian Vettel me Ferrarin është e vlefshme edhe për një vit, pra skadon në fund të vitit 2020, por gjermani nuk e ka të qar

Teuta ka arritur të fitoi derbin ndaj Goga Basket.

Gjykata Civile e Milanos ka dënuar firmën e njohur të veshjeve Dolce & Gabbana srl që t’i paguajë Diego Armando Maradonës 70 000 euro

Kukësi-Teuta është gjithmonë një ndeshje me emocione dhe rezultate të paparashikueshme, qoftë kur është luajtur në Durrës, e gjithashtu n

Protagonist i padiskutueshëm për kthesën e Teutës ishte një 20- vjeçar.

Teuta provoi edhe një herë entuziazmin e një takimi të fituar, një ndjenjë e cila i mungonte nga data 18 tetor dhe e bëri në një çast shu

Sot po luhen ndeshjet e fundit të Uefa Youth League (Championsi i të rinjve) sa i përket fazës së grupeve.