Ëndrra e drejtuesve të Barcelonës është të formojë një tredhëmbësh të frikshëm të përbërë nga Lionel Mesi, Antuan Grizman dhe Nejmar Junior. Natyrisht që bëhet fjalë për goditje me kosto shumë të mëdha, por për të përditshmen katalanase “Sport”, kjo nuk është më një utopi.

Sigurisht që ngërçi më i madh është ai ekonomik. Braziliani te Paris Sën Zhërmeni përfiton 38 milionë euro në sezon, francezi rreth 25 milionë tek Atletiko. Fakt është se që të dy lojtarët do të transferoheshin me dëshirë në Katalunjë dhe te Barcelona po mendojnë për shitjet që do të financojnë këto lëvizje dhe i pari në listën e largimeve është Kutinjo.