Futbolli shqiptar zgjedh sot nga Durrësi drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme si dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv. Pak minuta para fillimit të Asamblesë zgjedhore, presidenti Armand Duka, është ulur në bar-in e resortit për të konsumuar kafenë e mëngjesit. Ka qenë po kreu i FSHF-së ai që e ka hapur këtë Asamble.

Ndërkohë, kandidati tjetër për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino ka shfaqur pakënaqësi për protokollin, pasi dy kandidatëve (ai dhe Hala) u janë caktuar vendet nga fundi i sallës! Në shenjë mospajtimi ulet në fund fare së bashku me Sulejman Starovën!

Fino shprehet se të tre kandidatet duhet të ishin në pozicion të barabartë dhe jo Duka të q%ndrojë në krye! Sipas tij është mungesë respekti.