Bastexhiu kërcënon ekipin e Berluskonit: Jemi kalabrezë dhe shqiptarë, humbni ose do ju vrasim

14/12/2019 - 15:08

“Kemi vënë bast 250 mijë euro. Lajmëro shokët e mbrojtjes që kjo ndeshje duhet humbur. Nëse dilni nga fusha me pikë, mund ta konsiderosh veten si i vdekur që po ecën”.

Janë këto fjalët kërcënuese që kanë marrë futbollistët e Monzës, klub nën pronësi të Silvio Berluskonit. Kërcënuesi është një bastexhi 25-vjeçar me origjinë siciliane, i cili është ndaluar nga karabinierët e Aleksandrisë. Hetimi kishte nisur në shtatorin e kaluar, kur Monza kishte ndeshjen në transfertë ndaj Juventusit U-23, një takim i zhvilluar pikërisht në Aleksandri.

Skuadra e Berluskonit nuk ra pre e kërcënimeve dhe fitoi 4-1 teksa pas garës, denoncuan gjithçka kishte ndodhur.

“Nëse nuk luan, apo nuk lejon rivalët të shënojnë, ta dish se do të të vras duke ecur në rrugë. Ta di adresën e mos guxo të denoncosh. Jemi kalabrezë dhe shqiptarë”, ishte kjo pjesa tjetër e fjalëve të kërcënuesit.

Lojtari i kërcënuar u mor nën mbrojtje nga forcat e rendit të cilat falë një hetimi mundën të gjejnë edhe aparatin nga i cili kishte ardhur kërcënimi. Në fakt, telefoni i përkiste një personi nga Katania i cili ishte ndarë nga jeta pak vite më parë, por hetimet e thelluara gjetën autorin, i cili thuhet të ketë vepruar i vetëm dhe nuk ka asnjë lidhje me mafian apo botën e krimit të organizuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas 13 vitesh një histori rrënqethëse është bërë e ditur për mediat për një prej trajnerëve të Premier, Nigel Pearson i cili sot drejton

Pas aksidentit të frikshëm që i kushtoi jetën Paulo Goncalves në etapën e 7-të, Rally Dakar regjistroi një tjetër aksident ku mbeti i pla

Jose Murinho deklaroi dje se Christian Eriksen do të zbresë në fushë në ndeshjen ndaj Watfordit dhe se Interi nuk ka bërë akoma një ofert

Mateo Politano dukej shumë afër kalimit te Roma, por kur pritej vetëm zyrtarizimi i këtij transferimi që do të çonte Spinacolën te Interi

Mini-faza përgatitore ka qënë deri më tani e mbarë për Teutën, ngarkesa fizike është asimiluar në mënyrën e duhur dhe më kryesorja janë s

Sherif Kallaku vendosi të rinovonte me Teutën.

Një lajm i trishtë për botën e futbollit ka ardhur ditën e sotme, teksa legjenda e Juventusit dhe Italisë, Pietro Anastasi ka ndërruar je

Federata skoceze e futbollit për futbollistët e rinj nën 12 vjeç ka marrë një vendim të ri.Arsyeja nuk ka të bëjë me një ndryshim të rreg

Në momentin më të mirë të tij, Cristiano Ronaldo rrezikon që të ndalet.