Benjamin Pavard një nga zbulimet më të bukura të Botërorit, Rusi 2018 tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i Bayern Munich.

Me një postim në faqen zyrtare në TWitter, klubi bavarez ka komunikuar afrimin e mbrojtësit të talentuar francez i cili do të qëndrojë te Shtuttgart deri në verë për t’u transferuar më pas te Bayerni.

22-vjeçari kampion bote me Francën në Rusi ka firmosur një kontratë që do ta lidhë me gjigandët gjermanë për 5 vitet e ardhshme.

Nuk bëhen të ditura ndërkohë shifrat e transferimit të Pavard te Bayerni.