Bayerni rrit me 10 milionë paund ofertën për talentin e Chelsea

14/07/2019 - 17:42

Bayern Munich nuk heq dorë nga Callum Hudson-Odoi. Kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm të bëjnë një tjetër ofertë në drejtim të Chelseat, për t’i bindur të lënë të lirë 18-vjeçarin.

Sipas mediave angleze, oferta e fundit e bavarezëve pritet të jetë 45 milionë paund, ose 10 milionë paund më tepër se sa oferta e bërë në muajin janar, e refuzuar nga ‘Blutë e Londrës’.Drejtuesit e Chelsea nuk duan të heqin dorë nga një talent si Hudson-Odoi, pavarësisht shifrave të ofruara në drejtim të tij dhe tashmë i takon trajnerit të ri, Frank Lampard ta bindë lojtarin që të qëndrojë në ‘Stamford Bridge’.

Pikërisht dëshira e lojtarit pritet të jetë vendimtare, sepse nëse 18-vjeçari nuk rinovon, Chelsea do të jetë e detyruar ta shesë, pasi rrezikon që vitin e ardhshëm ta humbasë me parametra zero duke qenë se kontrata e tij përfundon.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas triumfit të Boris Johnson, Britania po afrohet akoma dhe më shumë me Brexit.

Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë austriakëve të Wolfsberger, duke u kualifikuar e dytë e grupit në fazën e 1/16-ave të

Milan transferoi në merkaton e verës, Ante Rebic nga Frankfurti.Futbollisti mendohej se do të ishte një goditje e rëndësishme, por në baz

Humbja ndaj Kukësit me rezultatin 4-0 ka rezultuar fatale për trajnerin e Teutës, Bledi Shkëmbi.

Trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi nuk pranoi të justifikonte humbjen e thellë të skuadrës së tij 4-0 ndaj Kukësit në javën e 15-ë të kampio

Kukësi nuk e shpërdoron mundësinë për të marrë kreun e renditjes, me shansin që iu dha nga Tirana, që triumfoi 1-2 në derbin e kryeqyteti

 Julian Nagelsman është një nga emrat më interesantë që ofron aktualisht trajningu botëror.

Në sezonin e tij të 4 në krye të Manchester Cityt, ecuria e Pep Guardiolës ka qenë disi e komplikuar.

Pas derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ku bardheblutë dolën triumfues, paardhur edhe reagimi i Zv/kryeministrit të Shqipëri