Goli i 9-të sezonal i Besart Berishës në A-League vulosi fitoren e Melbourne Victory përballë Adelaide United, sfidë e vlefshme, për javën e 21-të të kampionatit australian.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës i asituar nga George në minutën e 59-të, mposhti për herë të tretë në këtë ndeshje portierin kundërshtar duke siguruar tre-pikëshin për skuadrën e trajnerit Kevin Muscat.

Me këtë sukses ,Melbourne Victory parakaloi pikërisht në renditje Adelaiden duke u ngjitur në vendin e 4-t në kuotën e 29 pikëve.