Silvio Berluskoni vazhdon të mbetet një personazh i paprecedentë më para. Ish-presidenti i Milanit, tashmë ka marrë në drejtim Monzën teksa më këtë klub po arrin suksese të mëdha, ndërsa synimi është të ngjitet në Serinë B.

Ndërkohë, pas fitores në ndeshjen e fundit, Berluskoni është ndalur në një bisedë me tifozët e klubit. Pas shumë batutave të shkëmbyera, 83-vjeçari ka vendosur se ishte momenti i duhur për t’u larguar pasi duhej të shkonte dhe të përshëndeste “mikeshat” e tija.

“Tani më falni, më duhet t’iu përshëndes pasi duhet të shkoj te k…. e mia”, u shpreh Berluskoni, ndërsa përreth tij shpërthyen të qeshurat.