Ezequiel Esperon, një futbollist argjentinas ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i një ndërtese teksa ishte duke festuar me miqtë e tij.

23-vjeçari u deklarua zyrtarisht i vdekur me të mbërritur në spitalin “Zubizarreta” në Buenos Aires pak minuta më vonë.

Mësohet se futbollisti ra nga kati i gjashtë pasi ishte varur te kangjellat, por për shkak të peshës ato janë hapur duke bërë që futbollisti të binte nga një lartësi e konsiderueshme.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për vepër kriminale.