Biografia, për pak plasi grushti mes Ronaldos e Murinjos

05/11/2015 - 11:48

5 nëntor 2015 - Për pak plasi grushti...Kristiano Ronaldo dhe Zhoze Murinjo kanë pasur një debat të ashpër mes tyre kur ishin te Real Madridi dhe për pak fluturuan grushtet, zbulohet në një biografi të re të Kristiano Ronaldos.

Libri, i botuar nga një gazetar spanjoll me emër edhe në Angli, Gijem Balague, zbulon detaje mjaft interesante, që deri tani nuk diheshin me saktësi, edhe pse është thënë shpesh që Ronaldo e Murinjo nuk kanë pasur marrëdhënie të mira mes tyre, sidomos në vitin e fundit të trajnerit në Madrid.

Gjithçka ndodhi në një ndeshje kupe kundër Valencias, në janar 2013, kur Murinjo u zemërua me Ronaldon pasi ky ifundit nuk po mbronte në një kohë që Reali kryesonte 2-0 dhe një gol i pësuar e eliminonte.

Më pas, në dhomat e zhveshjes Murinjo u shpjegua: “Nuk duhej të pësonim gol, ndaj u nxeha me ty”, i tha Ronaldos, por ky i fundit u çua dhe i tërbuar u përgjigj: “Si guxon të ma thuash këtë? Pas gjithë atyre që kam bërë për ty, kështu më trajton!”.

Më pas Ronaldo u afrua kërcënueshëm drejt trajnerit dhe u desh ndërhyrja e disa lojtarëve, mes të cilëve Kasijas e Ramos, për t’i ndarë dy dubluesit. Që atëherë, Murinjo e Ronaldo nuk kanë folur më me njëri-tjetrin.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është mbyllur pa fitues sfida direkte dhe më e rëndësishme e javës së 16-të të Superligës.

Është koha ajo heq dyshimet dhe në rastin e Gareth Gale, i cili vazhdon të përjetojë një moment të vështirë në karrierën e tij, faji duke

Frank Lampard nga dita e sotme nuk do të jetë më trajner i Chelsea-t.

Italia drejt përjashtimit nga Lojërat Olimpike të Tokyos.

Mesut Özil lë pas 8 vitesh Arsenalin për të nisur një aventurë të re dhe të parën në vendin e tij të origjinës, me Fenerbahçen në Turqi.

Trajneri i Teutës Edi Martini, i shoqëruar nga kapiteni, Renato Arapi kanë dalë sot në konferencën zyrtare për media, një ditë përpara nd

Kukesi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bylisin në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për 

Presidenti dhe 4 futbollistët e Palmas Fútbol y Regatas, anëtarë në divizionin e katërt të futbollit brazilian, vdiqën këtë të diel në nj