Stephen Ward është duke thyer rekordin e mbajtur nga po ai teksa po shkon në ring disa muaj para se të mbushë 65 vjeç.

Boksieri profesionist më i vjetër i botës, do të zhvilloje ndeshjen e tij të radhës në maj, edhe pse ka hyrë në rekordet Guinness për ndeshjen me Andreas Sidon në korrik 2017.Ward, arritjet e të cilit janë dokumentuar në programin “Champ of Champs” (Kampion i Kampionëve), tha:

“Jam në formë të mirë dhe jam ende i etur. Ndjehej përsëri si fëmijë. Gruaja ime Louisa më mbështet 100% dhe në ring do të më shoqërojë ajo, e veshur me kostumin e saj të banjës. Nëse fitoj, mund të vazhdoj luftimet deri sa të dal në pension në moshën 65-vjeçare”.

Louisa është 48 vjeçe dhe punon si mësuese e kërcimit “zumba”.”Jam një burrë me fat. Kur Luisa nuk punon ajo zgjohet në mëngjes dhe thotë gjëra si “le të shkojmë sot për ski, apo për parashutim”. Këto gjëra të mbajnë rinor, unë ndjehem si në të 20-at.

Disa ditë më parë bëra 160 kilometra me biçikletë dhe kjo ndodh shpesh. Niveli im i forcës është i habitshëm kur dal në ring,” thotë Ward duke buzëqeshur. Boksieri mundi një 25-vjecar dy vjet më parë: “Do të ishte bukur që unë dhe njerëz të tjerë si unë të ndihmojmë që njerëz në të 50-at apo 60-at të ngrihen nga divani pë të shkuar në palestër”.