Bokseri Petrit Mazrekaj, i lindur në Austri por me origjinë nga Dukagjini i Kosovës, deri më tani nuk numëron asnjë humbje dhe po bën përgatitjet për fitoren e radhës.

Dueli i tij i radhës ka zgjuar kureshtje të madhe pasi kundërshtari i tij pritet të jetë Velko Razhnjatoviç, djali i kriminelit serb Arkanit.

Razhnjatoviç e ka ftuar Mazrekajn në Beograd por ky i fundit refuzon për shkaqe sigurie. Ai ka përjashtuar edhe Bosnjën si mundësi ndërsa si opsione mbeten Kroacia dhe Gjermania por ende mbetet në pikëpyetje data dhe vendi i kësaj përballje.