Boks/Kampioni i botës pozitiv me kokainë, rrezikon heqjen e titullit

20/09/2018 - 17:20

   Kampioni i botës në peshën super të mesme në kategorinë WBC, David Benavidez, ka rezultuar pozitiv pas një kontrolli antidoping që është kryer së fundi.

Substanca e ndaluar që i është gjetur në urinë është “benzoylecgonin”, që vjen nga familja e kokainës. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman.

Një test antidoping i kryer më 27 gusht ka nxjerrë blof boksierin, ndërkohë që 21-vjeçari amerikan, 20 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist, mund të kërkojë edhe analizën e Testit B. Benavidez, në shtator të vitit të kaluar, fitoi titullin kampion të peshës super të mesme ndaj belgut Ronald Gavril, e mbroi atë titull sërish ndaj të njëjtit rival në shkurt të 2018-ës dhe pritet të duelojë në fund të këtij viti ndaj Anthony Dirrell.

“WBC ka marrë konfirmimin e këtij lajmi nga WADA, i cili është pezulluar përkohësisht deri në zbardhjen e situatës”, tha Sulaiman, që mund të marrë masa deri në heqjen e titullit për boksierin amerikan.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Manchester United-Juventus, një përballje titanësh, të paktën në botën virtuale, duke i paraprirë asaj të fushës.

Stacioni i metrosë së Romës është mbyllur.

Roman Reigns, ylli amerikan i Urestling, po kalon një moment të trishtuar në jetën e tij.

Ylli i Kuq i Beogradit (Crvena zvezda) ka vendosur të heshtë në lidhje me akuzat për trukimin e ndeshjes së Champion League me Paris SG,

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët, se ka nisur shitja e biletave online për të gjitha kategoritë për ndeshjen miqë

Se sa serioz ishte dëmtimi i Lionel Messit në shpatull nëndeshjen e fituar 4-2 me Sevillan në “Camp Nou” e tregojnë fotot e siguruara nga

Fitorja përballë Laçit risjell qetësi dhe optimizëm në radhët e Teutës që arriti të parën në transfertë.

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, portieri i Teutës, veterani Isli Hidi, flet për këtë fazë të parë me durrsakët, por edhe për ish

Këtë sezon është një lojtar që po spikat me golat e shënuar.