20/01/2021 - 19:26
Dejvi Bregu, realizoi një eurogol në përballjen e sotme ndaj Kastriotit, duke i dhuruar 3 pikë të arta Teutës, që është vënë në ndjekje të Vllaznisë kryesuese. Futbollisti vlonjat foli pas kësaj fitore duke deklaruar:
“Në fillim të sezonit kam hasur vështirësi, dua t’i falenderoj të gjithë në klub për mbështetjen. Nga ndeshja në ndeshje po rritem. Me një barazim të Vllaznisë edhe gara do të bëhej më e bukur, shpresoj që të ndalen. Ishte një fitore e rëndësishme për grupin tonë. Në fund të fundit duhet të shikojmë ndeshjet tona, të shikojmë përpara.Objektivi primar është titulli, për anën time personale skam çfarë të them, sa herë kam thënë do iki jashtë kam ngelur këtu, shpresoj të bëj më të mirën për Teutën, e më pas çfarë të jetë e shkruar”, u shpreh Bregu.
/portali DurresLajm/