Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Bregu: Teuta kandidate potenciale për titullin, nuk rrezikoj ndeshjen e radhës

04/03/2021 - 12:44

Dejvi Bregu duket se po kthehet në lider te Teuta, pasi ka shënuar eurogol që në fund I ka dhënë tri pikët skuadrës së Teutës në një ndeshje me kryesuesite  elitës. Dejvi Bregu sqaron edhe moemntin e dëmtimit dhe ka besim se do të jetë në ndeshjen e radhës në Ballsh.

“Që në momentin në pjesë të parë një krosim Todorovski në dyluftim më portierin më ka dhënë një goditje me gju në muskulin e kofshës e nuk mund të vazhdoja më, do të bëj trajtim por nuk besoj se do të humbas ndeshjen e ardhshme”.

“Siç e kam thënë edhe më paër, në fillim kam hasur vështirësi, jo për ambientimin por mënyrën e lojës. Por fatmirësisht sezoni ka ndryshuar e shpresoj ta ndihmoj sa më shumë”.“Pavarësisht kësaj fitoreje që arritëm sot, edhe më parë ishim në garën për titull, të vetëdijshëm që jemi të fortë në këtë garë”.

“Golin pothuajse të njëjtin rast e kisha me Kukësin, por më iku topi larg. Nuk u mendova, e pashë që këndi ishte bosh. Festova me disa çuna nga Durrësi që më thanë se do të shënosh dhe ia dedikoj atyre golin. Të them të drejtën nuk shoh askënd në veçanti, si Vllazninë që ka bërë paraqitje, Partizani me trajner të mirë, edhe për Duron me Laçin kam respekt se janë ekip i fortë. Lufta është e hapur, por shpresoj në fund të dalim ne kampionë këtë sezon”, – tha Dejvi Bregu heroi i Teutës në ndeshjen me Vllazninë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

UEFA po punon me komisionet e saj mjekësore, për të siguruar një Europian sa më të qetë dhe për të mos pasur të infektuar gjatë muajit ku

Reali i Madridit triumfoi në “El Clasico” ditën e djeshme, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Barcelonën, në një sfidë me të vërtetë spektak

Teuta ka kaluar atë që në kampin durrsak e kanë cilësuar si finalen e  parë të 10 të tillave, me një fitore bindëse 2-0 në Fier ndaj Apol

Lorenco Vila gjeti përsëri rrugën e rrjetës me Teutën, teksa shënoi golin e avantazhit ndaj Apolonisë. Vila u shpreh:

Gardiani italian pritet të vazhdojë të ardhmen e tij në stadiumin “Allianz”.Gjiganti italian Juventus thuhet se është i gatshëm që t’i of

Milan thyen Parma 1-3 në transfertë një ndeshje e lehtë në letër, por që u ndërlikua jo pak pas daljes me karton të kuq të Ibrës.

Edi Martinin sigurisht që e kënaq së tepërmi suksesi me Apoloninë, për faktin i jep kryesimin Teutës, me trajnerin shkodran që shmang kom

Teuta fitoi në transfertë ndaj Apolonisë dhe shkëputet në krye të klasifikimit të Kategorisë Superiore, me 2 pikë më shumë se Vllaznia nd

Emocionet e shënimit të një goli janë gjithmonë të shumta dhe tepër të veçanta.

Plot 8 qytete pritëse të Kampionatit Europian kanë dhënë miratimin zyrtar për të lejuar praninë e pjesshme të tifozëve në stadiume, gjatë