Xhanluixhi Bufon nuk ka ndërmend të mbyllë me futbollin e luajtur, ndonëse është 43 vjeç. Pasi njoftoi largimin nga Juventusi në përfundim të sezonit, portieri po përgatitet për aventurën e re.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, portieri italian është shumë pranë kalimit te skuadra e Parmës, e cila militon në Serinë B.Bufon thuhet se ka refuzuar 5 oferta nga skuadra të tjera, pasi dëshira e tij është të luajë për fanellën e Parmës. Në rast se marrëveshja zyrtarizohet, atëherë do të ishte një rikthim për Bufonin te Parma, klub në të cilin u promovua dhe në 2001 u largua për ta kaluar te Juventusi.