Te skuadra londineze ishte përfolur kohët e fundit për ardhjen e trajnerit spanjoll, Luis Enrike në “Stamford Bridge”. Blutë e Londrës janë në fakt, të interesuar për një drejtues të ri në pankinë, pasi janë të pakënaqur me rezultatet e trajnerit aktual.

Antonio Konte që nuk arriti të çonte skuadrën në Champions për sezonin e ardhshëm, duke u renditur në vendin e pestë me 70 pikë, 5 më pak se Liverpuli.

Por, duket se drejtuesit e klubit kanë refuzuar të marrin si zëvendësues Enriken, pasi atyre nuk iu pëlqen sjellja e tij, duke e cilësuar shumë arrogant dhe jo të përshtatshëm për Çelsin. Enrike mund të përfundojë tek Arsenali në vend të larguarit Arsen Venger.