Çelsi revoltohet me Bajernin, gati ta padisë për futbollistin

11/01/2019 - 20:57

Gjigantët bavarezë kanë bërë një ofer të prej 35 milionë paundësh për të marrë shërbimet e 18-vjeçarit Kalum Hudson Odoi, të cilin kërkojnë ta marrin që në muajin janar. Drejtori sportiv i klubit bavarez konfirmoi disa ditë më parë se skuadra e Bajernit kërkon me të vërtetë të nënshkruajë me talentin që luan për Çelsin. Kontrata e tij me skuadrën londineze skadon në vitin 2020. Por, kjo deklaratë sipas të përditshmes “Daily Mail” dhe “Espn” ka acaruar jo pak skuadrën e Çelsit.

Sipas rregullores së FIFA-s klubet duhet të marrin leje përpara se të hyjnë në bisedime me palën negociuese që në këtë rast është vetë lojtari. Kjo vlen gjithashtu edhe për kontaktet me pjesëtarët e familjes së lojtarit, edhe pse Bajerni ende nuk mund të quhet fajtor. Blutë e Londrës dyshojnë se lojtari i tyre dhe klubi gjerman kanë arritur në një marrëveshje, ndaj do të bëjnë në ditët e ardhshme një ankimim zyrtar për këtë çështje.

Klubi ka refuzuar tri oferta në drejtim të lojtarit U-19 të kombëtares së Anglisë dhe tani i kanë mbetur shumë pak kohë për të rivlerësuar sërish lojtarin. Ata tani duhet të japin përgjigje për oferta në drejtim të lojtarit, pasi kanë refuzuar disa prej tyre në kohët e fundit.Çelsi kërkon të nënshkruajë një kontratë formale me lojtarin, i cili mund të pranojë vetëm nëse i premtohen më shumë minuta me skuadrën e parë. Ai ka luajtur vetëm një ndeshje nga minuta e parë në gjysmëfinale të Kupës Karabao në humbjen ndaj Totenhemit.

Ndërkohë, skuadra e Bajernit ka një plan të qartë për lojtarin, duke e cilësuar atë si një zëvendësues ideal për Arjen Roben, i cili do të largohet në fund të sezonit nga Mynihu dhe Odoi do të ishte një lojtar perfekt për gjermanët që kanë filluar të riformatojnë skuadrën, duke ofruar shumë lojtarë të rinj midis tyre edhe talentin anglez, gjithmonë nëse do të arrihet një marrëveshje zyrtare midis palëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Angli është kryer një sondazh për tifozët e të gjithë klubeve të Premier League, duke zbuluar se cilët prej tyre janë ata që i tradhto

Dries Mertens mund të ndjekë gjurmët e Marek Hamsik në kinë.

Ermir Lenjani nuk do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare për sa kohë në stol do të jetë Christian Panucci.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso pas humbjes në derbi me Interi u shfaq mjaft i mërzitur dhe i irrituar nga përplasja mes Franck Kessi

Kylian Mbappe duket të jetë i qartë rreth ambicieve dhe qëllimeve të tij për të ardhmen, të paktën sipas asaj që ka zbuluar gazeta javore

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, doli sot në një konferencë për shtyp në prag të 2 sfidave ndaj Turqisë dhe Andorrës të vlefshme pë

Wanda Nara e lumtur pas fitores së Interit në derbi me Milanin.

Thomas Strakosha ka humbur dy ndeshjet me Turqinë dhe me Andorrën, pasi dje nuk ka mundur të udhëtojë dot drejt Shqipërisë brenda pasdite

Zinedine Zidane, trajneri i sapoemëruar i Real Madrid, nuk është aspak i bindur nga portieri belg Thibaut Courtois, i ardhur në Madrid ve