Chelsea bën goditjen e madhe për sezonin e ardhshëm, 45 milion për yllin e Ajax

13/02/2020 - 18:07

Megjithëse fitoi betejën me FIFA-n, duke hedhur poshtë vendimin që e ndalonte të bënte merkato, Chelsea vendosi të mos shpenzojë gjatë janarit. Blutë e Londrës po mendojnë për sezonin e ardhshëm, duke bërë edhe goditjen e parë në tregun e transferimeve.

Mediat holandeze bëjnë të ditur se është arritur marrëveshja me Ajax për blerjen e kartonit të Hakim Ziyech. Bashkë me De Ligt dhe De Jong, futbollisti maroken ishte një nga yjet e skuadrës së Amsterdamit në ecurinë fantastike gjatë edicionit të shkuar në Champions League.

Duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja “De Telegraff”, Chelsea dhe Ajax kanë arritur akordin që parashikon transferimin e 27 vjeçarit në Premier League për 45 milion euro. Kjo marrëveshje në merkato nuk e ka zbutur aspak raportin e tendosur gjatë ditëve të fundit mes dy klubeve.

Në fakt, Ajax kërkon një dëmshpërblim 12 milion euro nga UEFA pas gabimeve arbitrare në përballjen direkte kundër Chelsea në ndeshjen e Champions League të luajtur në muajin nëntor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Premier Liga po mendon që të mbyllë kampionatin e këtij viti pa kthyer lojtarët në stërvitje e në fushën e lojës, duke ndjekur shembullin

Ditë të bardha për ish-futbollistin e famshëm Brazilian, Rinaldinho, i cili ka lënë ambientet e burgut të kryeqytetit të Paraguait, Asunc

Gjysma e ekipit të Teutës vazhdon normalisht stërvitjen në stadiumin “Niko Dovana”, teksa bëhet fjalë kryesisht për ata lojtarë që jetojn

Klubi gjerman i Verder Bremer, ku aktivizohet ylli i Kosovës, Milot Rashica, do të zbresë ditën e sotme në fushën e blertë, për t’u stërv

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, që prej kohësh është përfolur se ka arritur marrëveshjen me Atletico Madridin, duket se është i destin

Sugjerimi se Lionel Messi mund të transferohet tek Interi zgjati vetëm disa orë.

Sulmuesi i Teutës, Idelino Gomes Kolibali, është nga të huajt e vetëm që ka mbetur në Durrës që pas ndërperjes së kampionatit më 12 mars.

Bayerni i Mynihut, udhëheqësi aktual i Bundesligës, njoftoi zyrtarisht se ka vendosur të rinisë stërvitjen (sot), megjithëse ushtrimet do

Drama e koronavirus trondit Pep Guardiolën.