Manchester United kishte përmbysur rezultatin dhe po fitonte 1-2 në fushën e Chelsea, por në minutën e 6 shtesë të ndeshjes, Ross Barkley barazoi gjithçka, duke i dhënë një pikë të vlefshme “Bluve” të Londrës e duke i hequr 2 pikë “Djajve të Kuq”.

Rudiger kaloi në avantazh Chelsea-n në minutën e 21, ndërsa Martial me dy golat e tij përmbysi gjithçka (55’ dhe 73’).

Në fund, Barkley ktheu barazpeshën në një ndeshje dramatike që hapi javën e 9 të Premier League.Chelsea kryeson përkohësisht renditjen e kampionatit anglez me 21 pikë, ndërsa United renditet në vendin e 8, me 14 pikë.