Chelsea refuzoi ofertën 50 milionë € të Monaco për trajnerin Jose Mourinho

04/11/2015 - 17:50

4nentor 2015 - Sipas aksionarit të klubit të Monaco-s, Alessandro Proto, Chelsea refuzoi të martën një ofertë 50 milionë eurosh për trajnerin portugez Jose Mourinho. Proto deklaroi se ishte takuar me Roman Abramovich në Londër për të bindur presidentin e Chelsea-t të pranonte ofertën për trajnerin portugez. E ardhmja e Mourinhos në “Stamford Bridge” është vënë në dyshim, pas një fillimi të dobët të sezonit në Premier League.

Monaco ofroi shumën e 50 milionë eruove për të paguar klauzolën e kontratës së tij, por menaxheri i portugezit, Jorge Mendes këmbënguli mbi faktin që “The Special One” do të qendrojë në Londër deri në vitin 2019-të. Refuzimi i ofertës përbën edhe një votë besimi nga presidenti Abramovich, të cilit i ësht bërë thirrje të heqë dorë nga Mourinho pas 6 humbjeve në këtë sezon të kampionatitn anglez, ku kampionët në fuqi renditen në vend të 15-të.Në një deklaratë të lëshuar nga kompania në pronësi të Proto, “Proto Enterprises”, shkruhet se takimi me presidentin rus të Chelsea-t u bë në Londër të martën. “Proto Enterprises” konfirmoi autenticitetin e këtij takimi dhe la të kuptohej se Abramovich do të ishte i interesuar të lejonte Mourinhon të largohej vetëm në rast se Moncao do të dyfishonte ofertën në 100 milionë euro. Mourinho, i cili firmosi para pak kohësh një kontratë të re deri në korrik të 2019-s, u pyet nga gazetarët se sa kohë mendonte se i kish mbetur në stolin e Chelsea-t. Portugezi u përgjigj kështu: “Katër vite. Ose më saktë, tre vite dhe shtatë muaj.”

/portali DurresLajm/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një trajner i portierëve në Zambi është përjashtuar pasi spërkati shtyllat e portës dhe urinoi përpara një ndeshjeje të kampionatit.

Drejtori teknik i Teutës, Sulejman Starova foli për detyrën e re, kampionatin, derbin dhe për Vllazninë kryesuese.

Godet Sopoti, merr një lojtar nga Teuta.  Drejtuesit kanë arritur akordin me klubin durrsak për të siguruar shërbimet e mesfushorit Endri

Dejvi Bregu, realizoi një eurogol në përballjen e sotme ndaj Kastriotit, duke i dhuruar 3 pikë të arta Teutës, që është vënë në ndjekje t

Edi Martini i cilëson si të arta tre pikët që mori Teuta e tij në transfertën e Kamzës ndaj Kastriotit.

Teuta ka vuajtur për të gjetur suksesin në ndeshjen në transfertë përballë Kastriotit.

Juventusi po jeton një prej momenteve më të vësh tira të 10 viteve të fundit, ku ka dominuar totalisht në Itali, ndonëse është ende në ga

Humbja 2-0 ndaj Lestërit në kampionat, e ka komplikuar ndjeshëm situatën te skuadra e Çelsit.

Xhekson Ferreira ka qenë një përforcimi i papritur për Teutën, për vetë mënyrën se si ndodhi.