Çiklisti fitues etapash në Turin e Francës dhe Vuelta kthehet në hajdut ordiner

20/02/2020 - 22:50

Një ngjarje e çuditshme raportohet nga Spanja sa i përket ish-çiklistit të njohur spanjoll Huanmi Merkado. Ai rezulton të jetë tashmë një nga të hetuarit e policisë spanjolle për përfshirjen në një bandë kriminale, pasi është kthyer në një hajdut ordiner. Në hetimin e një bande e cila kishte kryer 16 vjedhje në Granada, ka dalë në skenë emri i Merkado, i cili ishte bashkëpunëtor i tre të arrestuarve për këto ngjarje.

Lajmi ka bërë bujë pasi Merkado është një emër shumë i njohur në Spanjë, pasi ka fituar dy etapa në Turin e Francës gjatë karrierës së tij e një tjetër në Vuelta të Spanjës, ku u rendit i 8 në klasifikimin e përgjithshëm të vitit 2001.Mes dhjetorit dhe shkurtit, grupi kriminal në të cilin ai bënte pjesë, kishte kryer një seri vjedhjesh në biznese të ndryshme duke siguruar rreth 120 mijë euro prej tyre.

Pamjet filmike të siguruara kanë treguar identitetin e tre prej hajdutëve të bandës si dhe hetimin e Merkado, që aludohet se ka qenë i përfshirë direkt në këto ngjarje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria italiane mendon të shuajë polemikat që kanë shpërthyer mes klubeve të Serisë A në lidhje me rikthimin në stërvitje të futbollistë

 Në qershorin e vitit të kaluar një aksident fatal me makinë i mori jetën ish-futbollistit të Arsenal, Real Madrid e Seviljes, Hoze Anton

Futbolli është pezulluar pothuajse në të gjithë botën, për shkak të Koronavirusit, me vetëm pak shtete ku luhet ende. Të shumta janë dile

Në këto ditë të vështira karantinimi, klubi letonez i Rigës, iu ka kërkuar futbollistëve që të zgjedhin 5 gjërat e tyre të preferuara që

Lorenco Vila është i izoluar në shtëp si çdo futbollist tjetër në këtë situatë ku ndodhet vendi.

Pavarësisht shpresave të shumta për të fituar pafajësinë, piloti italian i skuadrës së Aprilias, Andrea Iannone mori një goditje të rëndë

Ndërsa pandemia e koronavirusit po gjunjëzon të gjithë botën, FIFA vrapon për të shpëtuar futbollin.

Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diof, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 68-vjeçare, pasi u infektua me koronavirus.

Këshilltari i ekipit të Formulës 1 Red Bull, Racing Helmut Marko i propozoi pilotëve të skuadrës austriake për t’u infektuar me koronavir