Antonio Conte nuk do të largohet nga detyra e trajnerit të Chelsea, pasi paga e lartë që trajneri italian ka me “blutë” e Londrës ndërlikon shumë ikjen e tij nga “Stamford Bridge” në fund të këtij sezoni.

Conte paguhet 10 milionë stërlina në sezon, një shumë e lartë që Roman Abramovich duhet të derdhë në xhepat e italianit në rast se vendos ta shkarkojë nga detyra. P

alët nuk kanë deklaruar ende se çfarë do të ndodhë në fund të këtij sezoni, me Chelsea që nuk arriti të duelojë për titull, u eliminua nga Champions League dhe është në garë vetëm për fitimin e trofeut të FA Cup.Sezonin e kaluar, në debutimin e tij me Chelsea, trajneri Antonio Conte u shpall kampion në Premier League, por mungesa e blerjeve cilësore edhe pse italiani këmbënguli për emra të mëdhenj si dhe disa largime, bënë që sezoni i “bluve” të ishte jo shumë i mirë.

Gjithsesi, kërkesat në adresë të Conte nuk mungojnë, pasi janë disa skuadra që e kërkojnë për sezonin tjetër, përfshi edhe kombëtaren italiane. Nuk kanë munguar edhe emrat e shumtë të trajnerëve që pritet ta zëvendësojnë, por para se të marrë një vendim Abramovich duhet të mendojë edhe për gjobën që duhet të paguajë për Conte.