Vendim befasues i Mario Balotellit për të ardhmen tij. Me një vendim surprizë sulmuesi italian ka vendosur të qëndrojë te Nice, edhe pse ishte shumë pranë firmës me Olimpique Marseille.

27-vjeçari do të luajë me skuadrën që drejtohet në Patrick Vieria deri në përfundim të kontratës.E çuditshme kjo që ka ndodhur nëse u referohesh fjalë të mëparshme të Vieira, i cili e kishte bërë të qartë se sulmuesi nuk e kishte më në panet e tij.

Balotelli kishte flirtuar për një kohë të gjatë me Marseille që drejtohet nga Rudi Garcia, por në fund skuadra nga Velodrome nuk pranoi të paguante shumë që kërkonte Nice për kartonin e sulmuesit.

Vendimin e Balotellit për të qëndruar në qershor të 2019-ës e zyrtarizoi klubi i Nice.