Dy kaska të ish-pilotit brazilian Ayrton Senna do të dalin në ankant në “Cataëiki”, faqja on-line e ankandit të sendeve unike dhe speciale.

Njëra nga kaskat ka një vlerë prej 150 mijë eurosh, ndërsa kaska tjetër do të ketë një çmim më të lartë, pasi është mbajtur nga Senna në duelet e para që braziliani ka bërë ndaj Michael Schumacher, asokohe debutues në Formula 1.

Dy kaskat që do të dalin në ankand janë përdorur nga piloti brazilian në garat e zhvilluara në pistën e Sandvoot, në vitin 1985 dhe 1992 dhe të dyja janë pjesë e një koleksioni të rrallë të Senna, kun ë total janë 250 sende me vlerën 1 milionë euro.

Në ankand do të dalë edhe një palë doreza me ngjyrë të verdhë të mbajtura nga Senna në garë.