Danimarkë-Shqipëri në “sytë” e mediave të huaja

05/09/2015 - 13:52

5shtator 2015 - Mediat daneze dhe ato ndërkombëtare i kushtojnë një rëndësi të madhe sfidës së zhvilluar në Kopenhagen mes Danimarkës dhe Shqipërisë e cila vlente shumë për fatet e të dyja skuadrave në grupin I eliminator. Shumica e tyre vlerësojnë kombëtaren kuqezi për barazimin historik që arriti në tokën daneze. Faqja e Uefas lidhur me ndeshjen e Telia Parken shkruan: ” Shqipëria i reziston presionit të Danimarkës, duke theksuar se Etrit Berisha në shumë raste ndali tentativat e futbollistëve vendas, duke i dhënë një barazim me shumë vlera skuadrës së Gianni De Biasit, ndërsa Danimarka me këtë barazim nuk arriti të parakalonte dot Portugalinë në renditjen e grupit I”. Mediat daneze nga ana tjetër e cilësojnë si një dështim barazimin me Shqipërinë në Kopenhagen: ” Zhgënjim i madh i Danimarkës në Parken, është ky titulli kryesor i gazetës EkstraBladet.

Ndërkohë e përditshmja tjetër daneze TipsBladet shkruan: ” Danimarka nuk arrin të thyejë dot Shqipërinë”. Mediat italiane të cilat gjithmonë i kushtojnë një rëndësi të vecantë ndeshjeve të kombëtares shqiptare kjo edhe për faktin se kuqezinjtë drejtohen nga një italian si Gianni De Biasi, e kanë cilësuar si shumë pozitiv barazimin e marrë nga përfaqësuesja jonë në Danimarkë. ” Barazim i artë për De Biasin shkruan Gazzeta Dello Sport. Edhe SportMediaset hapet me një titull afërsisht të ngjashëm. ” Barazim i shtrenjtë i Shqipërisë ndaj Danimarkës”. Në Spanjë, As shkruan: Danimarka nuk mundet përballë një Shqipëri që vazhdon të ëndërrojë, ndërsa L’Equipe thekson se Danimarka dhe Shqipëria nuk ishin në gjendje të përcaktonin fatet e grupit I.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Milan vijon formën e shkëlqyer edhe në Europa League. Kuqezinjtë mposhtën me përmbysje Celtic në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve duk

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmë finale në Ligën e Kombeve që do të luhen përkatësisht në datat 6 dhe 7 tetor të vitit të ardhshëm

Tifozët më të rinj të futbollit me të drejtë mund të shtrojnë pyetjen: pse Diego Armando Maradona nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë?

Lionel Messi është nxitur nga djali i Diego Maradonas që të heqë dorë nga fanella e tij me numrin 10 në Barcelonë si një nderim për legje

Ky është një sezon që nuk po shkon edhe aq mirë për Real Madrid. Los Blancos, pasi triumfuan me Interin, pësuan dy humbje radhëzi.

Ylli brazilian Nejmar, ishte protagonist në një veprim që po bën xhiron e internetit.

Goli ndaj ukrainasve ishte i 750-i në karrierë për portugezin, që për herë të parë në një ndeshje zyrtare e ka dërguar topin në rrjetë më

Humbja ndaj Realit të Madridit në “San Siro” ishte edhe fundi i eksperimenteve për Antonuio Conten, që vendosi të heqë dorë nga prova për

Teuta është parë si një nga pretendentet kryesore këtë sezon.

Një protestë e ashpër në përfundim të ndeshjes ndaj Beneventos i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit spanjoll të Juventusit Alvaro Morata, pa