De Biasi analizon merkaton kuqezi

30/01/2016 - 12:28

Prezantimi i "lëkurës së dytë" të djelmoshave që drejton padyshim ishte një rast ku De Biasi nuk mund të mungonte. Trajneri i kombëtares shprehet se i pëlqejnë fanellat e reja, janë me siguri të denja për një rast të madh si Europiani ku përsërit se Shqipëria do të përpiqet të bëjë diçka interesante edhe pse qershori e impenjon përballë kundërshtarëve jo të lehtë. Megjithatë deri atëherë një shqetësim i vazhdueshëm për trajnerin do të jetë gjendja dhe minutat e aktivizimit të lojtarëve. Pista më interesante për futbollistët e kombëtares këtë janar ka qenë pikërisht Italia me De Biasin që analizon.

"Të paktën dy lojtarë kanë ndërruar fanellë dhe kanë pasur mundësinë për të gjetur skuadër në Itali. Njëri është Gjimshiti dhe tjetri Ajeti që ka luajtur disa ndeshje së fundmi. E qartë se detyra e skuadrës së tij është shumë e vështirë, por për ne e rëndësishme është të fitojë përvojë në një kampionat të vështirë si ai italian. Shpresoj që Gjimshiti të ketë mundësinë të luajë me një lloj vazhdimësie te Atalanta dhe ta shfrytëzojë këtë rast, pasi është një eksperiencë e rëndësishme për një djalë të ri si ai".

Së fundmi gjeti akordin në Itali dhe Migjen Basha që shkon te Como, skuadër që lufton për mbijetesën në Serie B. "Më mirë kështu, folëm bashkë dhe më kërkoi një këshillë. Është e qartë që më mirë se sa të rrijë te Lucerna ku nuk luan të aktivizohet në një skuadër të Serisë B, edhe pse e fundit në klasifikim, por nga të fundit vetëm mund të rritesh. Gjëja më e rëndësishme për të është të kërkojë të luajë dhe të gjejë minutat pasi ka luajtur pak në pjesën e parë të sezonit, ndaj në të dytën më mirë të më tregojë se luan". Por problemi i aktivizimit ka të bëjë me shumicën e skuadrës, ndaj De Biasi kur pyetet për Mavrajn sjell në vëmendje dhe situatën e autorit të golit të fitores ndaj Francës.

"Të gjithë kanë nevojë të luajnë, përfshi edhe Kacen që është nxjerrë disi mënjanë nga Paok i Selanikut, por po ashtu dhe lojtarë të tjerë të skuadrës. Është e qartë se nëse Berisha vazhdon të luajë si ka bërë së fundmi me ndeshje të bukura, urojë që të zgjasë qëndrimin në skuadrën e parë të Lazios ndërsa dhe për pjesën tjetër e rëndësishme është që të luajnë dhe mbi të gjitha në arrijnë në një kondicion fizik të mirë në Europian".

Në këtë kontekst De Biasi paralajmëron edhe transferimin e shpejtë të Shkëlzen Gashit por pa përmendur destinacionin. "Ajo e Gashit është një situatë e hapur. Mund të shkojë në një vend apo në një tjetër, por të ndalemi një moment dhe të shohim se çfarë do të ndodhë sot nesër apo të hënën që janë dhe afatet e fundit të merkatos në Europë". Në fund edhe një ngacmim për Besart Berishën. Këtu përgjigja vjen në stilin perfekt të De Biasit, pasi heshtja e trajnerit është kuptimplotë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zhang Jindong, pronari i Interit, rrezikon të humbasë kontrollin e “Suning.com”, mes shitësve më të mëdha në Kinë të elektronikës dhe mat

Skuadra e Torinos është bërë vatër e “nxehtë” e koronavirusit në Itali.

Liga e Europës mbylli mbrëmjen e djeshme fazën e parë me eliminim të këtij sezoni, ku u plotësuan të gjitha skuadrat që do të duelojnë në

Izmir Smajlaj vijon të dhurojë paraqitje të jashtëzakonshme.

Gazetat italiane vlerësuan se gjyqtari gjerman Tobias Stieler e ndryshoi ndeshjen kur e përjashtoi nga loja Remo Freuler në fillim të pje

Mauricio Sarri mund të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës.

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria e Mynihut për plagosjen e Kasia Lenhardt, ish-e dashura e tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë më

Pesë raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar tek Interi.

 Tri fitore radhazi për Teutën që përjeton një shkurt të begatë.