Kur ka kaluar fiks një javë nga dorëheqja e tij prej përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi, për mediat italiane ka përshkruar ndjesitë e tij, duke folur edhe për vizionin e tij për të ardhmen. Ish-trajneri i kombëtares kuqezi ka folur edhe për çështjen Donnarumma, sikurse dhe për risinë e aplikuar së fundmi, VAR, moviola në fushë, pa lënë pa përmendur edhe ish-ekipin e tij, Udinese.

Profesor, si e shihni të ardhmen tuaj larg Shqipërisë?

Ndodhem në një moment reflektimi… Nuk është e lehtë të japësh dorëheqjen… Sidomos për një italian, që nuk e jep dorëheqjen edhe kur ja kërkojnë atë! Por di që kam përmbyllur një cikël. Kam përfituar kënaqësi të papërshkrueshme, të shëtisja nëpër Tiranë do të thoshte të krahasoheshe me një personazh që kishte shndërruar ujin në verë dhe kjo nuk ndodh në çdo vend. Gjithsesi, të lësh zemrën dhe ndjenjat që të vendosin nuk çon në zgjedhje racionale. Isha vetëm një centimetër larg përfaqësueses italiane… Fatkeqësi, sepse ka shumë të rinj interesantë.

Sa peshon për një trajner fakti që ka mbi vete frymën e menaxherëve? Çështja Donnarumma…

Unë do ta riformuloja pyetjen: Sa mundet, në ditët e sotme që një djalosh shumë i ri të vendosë lirisht me kokën dhe mendjen e tij? Figura e menaxherit ka lindur pikërisht për të mbrojtur futbollistët e rinj që të mos bëjnë zgjedhje të gabuara, ose të tilla që të mos jenë të projektuara në ndërtimin e një të ardhme solide. E tillë duhet të mbetet.

FIFA ka përdorur teknologjinë VAR. Mendoni se do të jetë vëretë e dobishme për Seria A, moviola në fushë?

Fillimisht isha kundër saj, por më pas kuptova se mund të rezultojë si një instrument i dobishëm për të përshpejtuar vendimet në fushë, ose për të dhënë një siguri më të madhe në duart e arbitrave.

Cilat mund të jenë ambiciet e Udineses për kampionatin e ardhshëm?

Për sa kohë Watford do të jetë nën drejtimin dhe pronësinë e të njëjtës kryesi, rrezikojmë të mbetemi të shtypur nga dinamika klubesh që shkojnë përtej një skuadre të vetme, për fat të keq në disavantazhin e Udineses.