De Biazi kujton përsëri EURO 2016: Ajo skuadër ndihmonte njëri-tjetrin në fushë dhe jashtë

20/02/2020 - 22:07

Ndonëse në karrierën e tij ka drejtuar në Serinë A apo në La Liga, si dhe ka bërë “mrekulli” të tjera futbollistike me klube të vogla duke i ndihmuar në mbijetesë apo për ngjitjen në kategoria, Xhani de Biazi do të kujtohet gjithmonë edhe në Itali për suksesin e tij me Shqipërinë. Kualifikimi në Euro 2016 do të mbetet suksesi më i madh i trajnerit dhe sa herë që ai ftohet të flasë edhe për gjendjen aktuale të futbollit, i kthehet përsëri asaj eksperience fantastike.

I ftuar në një nga radiot italiane, atij i është kërkuar opinioni rreth Elseid Hysajt, i kthyer përsëri i rëndësishëm te Napoli, dhe çfarë roli kishte pasur në Shqipërinë që shkroi historinë europiane.

“Elseidi është një prej më të rëndësishmëve të skuadrës, por nuk do të dëshiroja të thosha më i rëndësishmi sepse nuk më pëlqen që të krijoj klasifikime. Ajo skuadër ndihmonte njëri-tjetrin në fushë dhe jashtë saj, nuk ishte e rëndësishme për lojtarët se kush luante e kush jo, por unë bëja zgjedhjet gjithmonë me ata që kishin gjendjen më të mirë në ato momente. Kemi bërë diçka të rëndësishme dhe unike pasi kaluam turin në një grup me të vërtetë të vështirë”,- ishte komenti i De Biazit për atë arritje në pankinën kuqezi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria italiane mendon të shuajë polemikat që kanë shpërthyer mes klubeve të Serisë A në lidhje me rikthimin në stërvitje të futbollistë

 Në qershorin e vitit të kaluar një aksident fatal me makinë i mori jetën ish-futbollistit të Arsenal, Real Madrid e Seviljes, Hoze Anton

Futbolli është pezulluar pothuajse në të gjithë botën, për shkak të Koronavirusit, me vetëm pak shtete ku luhet ende. Të shumta janë dile

Në këto ditë të vështira karantinimi, klubi letonez i Rigës, iu ka kërkuar futbollistëve që të zgjedhin 5 gjërat e tyre të preferuara që

Lorenco Vila është i izoluar në shtëp si çdo futbollist tjetër në këtë situatë ku ndodhet vendi.

Pavarësisht shpresave të shumta për të fituar pafajësinë, piloti italian i skuadrës së Aprilias, Andrea Iannone mori një goditje të rëndë

Ndërsa pandemia e koronavirusit po gjunjëzon të gjithë botën, FIFA vrapon për të shpëtuar futbollin.

Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diof, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 68-vjeçare, pasi u infektua me koronavirus.

Këshilltari i ekipit të Formulës 1 Red Bull, Racing Helmut Marko i propozoi pilotëve të skuadrës austriake për t’u infektuar me koronavir